Gazeta me e madhe ne Itali “Repubblica” eshte media e cila prej me shume se 10 vitesh i eshte qepur Berluskonit dhe nuk i ndahet. Ishin lajmet e para qe kjo gazete botoi ne lidhje me evazionin fiskal te ish kryeministrit, e me tej, po raportimet e kesaj gazete e pas saj te te gjithe medias, ne lidhje me skandalet seksuale te ish kryeministrit, ishin ato qe me dy fjale nisen te rrenojne karrieren politike te nje njeriu qe ka dominuar Italine qe nga viti 1994.
E njohur si nje media me pikepamje te majta, por me qendrime kritike ndaj te dyja paleve (apo te treja paleve po te shtojme ketu dhe Levizjen 5 Yje te Grillos), Repubblica mbetet keto dite media qe me se miri mund te te ndricoje se cfare do te ndodhe ne Italine qe po perballet me krizen me te panevejoshme politike.
Sipas kesaj medieje, Partia demokratike (PD) e Italise ne konsulta me Presidentin thuajse legjendar Napolitano, planifikojne nje plan B e qe ka te beje me mundesine e rinovimit te qeverise Letta duke marre vota nga vete partia e Berluskonit, te atyre qe besojne se ne kete menyre ai mund “te hiqet perfundimisht qafe” nga politika dhe jeta publike e Italise. Ne mungese te nje amnistie nga Presidenti, Berluskoni duhet te vuaje denimin prej 4 vitesh (ose arrest shtepie, ose tu dorezohet sherbimeve sociale, dhe pastaj te mos jete me e mundur te zgjidhet ne poste publike per nje periudhe te caktuar: Senati ka per detyre tani qe ta zboje ate pas vendimit te gjykates).
Qe dje kane nisur negociata me anetare te zhgenjyer te Berluskonit apo te se djathtes italiane, te cilet besojne se duke mbeshtetur nje qeveri te dyte Letta, pra nje koalicion mes se majtes dhe se djathtes pa Berluskonin, mund te ishte goditja e fundit ndaj ish kryeministrit te denuar me nje vendim te formes se prere per evazion.
Analistet thone se edhe mes Levizjes 5 Yje, mund te kete deputetet qe do te mund ta votonin nje qeveri te tille.
Kjo do t’i hapte padiskutim rruge krijimit te nje te djathte te shendetshme ne Itali, pa Berluskonin dhe pa disa figura thuajse qesharake qe e kane shoqeruar ate gjate ketyre viteve te fundit.
Por duket se ka nje ngerc qe nuk duhet mbetur pa u analizuar. Renzi, figura me popullore e se majtes, mund te jete nje pengese, bashke me mbeshtetesit e tij. Cfare do te ndodhte nese Presidenti-thuajse-Mbret Napolitano bashke me kryeministrin Letta siguronin nje maxhorance solide per nje kohe qe mund te zgjase deri ne 2015? A do ti interesonte kjo Renzit qe duket sikur mezi po pret te behet lideri i konfirmuar i se majtes e permes kesaj te fitoje shansin per tu votuar si kryeministri i ri ne zgjedhje te parakohshme?
Eshte shume interesante te monitorosh keto dite zhvillimet ne politiken italiane, per te kuptuar edhe se si mund te hiqen qafe njehere e pergjithmone politikane qe zaptojne per dekada te tera nje vend…
Te votojne Levizjen 5 Yje te gjithe. Vetem keshtu heqin qafe Berlusconin dhe plehrat e pales tjeter qe kane ndare qeverisjen me te keto 20 vjet.
larg ekstremeve dhe personave pa ide kurajo dhe vetem kritik..ku ishte grillo kur duhet te merte pergjegjsi e ta ndryshonte krejtesisht ate vend???do kishte gjysmen e qeverise,do largonte mafiozet dhe berlusken nga panorama politike..cfare beri?tha o te tere o asgje,dhe doli asgje..
Mos fol kur nuk e ndjek kete pune nga afer. Shko tek faqja e M5S dhe shiko vetem cfare vizioni ka per Ekonomine dhe Teknologjine e Informacionit.
Cdo iniciative e M5S ne parlament keto muaj eshte hedhur poshte me votat e bashkuara te PD + PDL.
Grillos I thone hajde me ne ne Qeveri, por harroji pikat e programit qe ke. Por ja qe nuk eshte legen si keta te 20 viteve te fundit.
gazeta Republica i eshte qepur bashke me ca gjykates por deri tani ja ka ngrene mutin
Po more po. Eshte denuar 16 here kete dekaden e fundit, nga 16 turpa gjyqsore dhe prokurore te ndryshem ne gjithe Italine, dhe ju thoni se i jane qepur per teka.
Hajde popull hajde. Po zatem prandaj eshte Italia ketu ku eshte se ka akoma 20% qe e besojne qorrazi.
Situata në Itali është e komplikuar,pasi Berluskoni i terhoqi ministrat që megjithse deklaruan me Alfano në krye(ZV/kryeminister dhe drejtues i PDL) se “renia e qeverisë ështê vetvrasje ata firmosën dorheqjet dhe në takimin e sotëm me Berluskonin nuk reaguan megjithse Cikito,tjeter drejtues i PDL ky,deklaroi se pas fjales se Berluskonit që kerkoi zgjedhje te reja brenda Nentorit,nuk ka diskutime…(?!).PD dhe kryeministri Leta e kane quajtur të papergjegjshme këtë dorheqje të kerkuar ministrave nga Berluskoni,duke konkluduar se behet për mos u votuar rënia si parlamentar e Berluskonit…Letta ka kerkuar verifikim ne parlament të qeverisë qe do të bëhet! Nga ana tjeter M5S që nuk bën kualicion me “partitë e vdekura”(deklaruar ne fushatë)e ka në interes këtë situatë të komplikuar dhe Arbitri i saj(Levizja nuk i njeh NJESHAT,por SOVRANIN)Grillo ka dalë në “fushë” duke kerkuar zgjedhje të reja,menjeherë,pasi besohet se kjo lëvizje që doli e para në zgjedhjet e shkuara,ka mundësinë këtë rradhë Sovrani ti besojë mazhorancë qeverisje gje qe do të thotë permbysje totale të politikës aktuale dhe një faqe e re itaiane,mbeshtetur M5S tek REVOLUCIONI francez(pa gijotinën kunder korrupsionit) dhe tek Revolucioni informatik i WEB…PD në këto zgjedhje që do ti spostojë tej pranverës,nese nuk gjen dot mazhorancë të re qeverisje;natyrisht është me e dobët,pikërisht kualicionit që bëri me “armikun”Berluskoni!…Natyrisht,primarja per drejtim të PD,ku Renzi ka mundësi fituese,do vendos mbi ecurinë,por nuk sjellë risi të madhe nê gjendjen e vështirë të ekonomisë dhe politikës itaiane! Berluskoni nxiton të perfitojë por ka gjasa të ketë bërë “autogol” në portën e tij,jo vetëm sepse të merkurën kur votohet,ka mundësi “matematikore” të ketë një mazhorancë tjeter që con Letten kryeminister gjer me 2015,por sepse edhe deputete të Berluskonit nuk duan të Berluskonit kanë dekaruar se në partinë e re Forza Italia,nuk do të perfshihen;si dhe kane sulmuar drejtorin e gazetes së familjes Berluskoni”Il Giornale”,për kryeartikullin kunder ministrave që” po blihen nga Presidenti dhe kryeministri”. Senati mund të vendos një Letta 2,nese 15 deputete të M5S,do dalin jashtë vijave të fushës,si perfitet edhe per taktike, të “thyejnë” vendimin e M5S për të votuar Letta 2,gjë për te cilën marrin automatikisht karton të kuq(perjashtim) nga Arbitri i M5S,Beppe Grillo!Konfizioni ka perfshirë keto ditë dhe median që zjen nga debatet.Berluskoni është kapur në njê telefonatë ku deklaron se ka 55 ditë që nuk po fle dhe që u trasmetua biseda në TV-7.Argumenti taksë që ngre Berluskoni është lehtësisht i lexueshëm dhe prestigiozia franceze “Le Monde”,sot thotë me një analizë se”Berluskoni shkakton krizë qeveritare për interesa personale!”Ditët e ardhme do vërtetohet gjithshka!
Nuk mund ta mbaj nje shtet dhe nje komb si Italia nje person tekanjoz dhe me shume vese te keqia. Ketyre sidomos ne moshen e pleqerise kur kane rrjedhur duhet tu tregohet vendi per abuzimet ligjore qe kane bere.
Homologun e tij qe ka vrare e vjedhur ,e ka edhe Shqiperia, Saliun , dhe duhet izoluar bashk me Berluskonin.
Dhe u vendos: Berluskoni u dorzua!Lajmi në SKY”Berlusconi si arrende!” Letta i fitoi të dyja betejat! Berluskoni u nda më dysh!26 parlamentar të tij votuan Letën duke krijuar grup të ri parlamentar ku zevendës kryeministri Alfano dominon duke pretenduar tashmë se”Pas 20 vjetësh,mbyllëm një kapitull(kuptohet, Berluskoni) dhe sot fillojmë një etapë të re! ” E papritura më e madhe ndodhi!kjo tregon se në Itali ka njerëz vërtet të lirë,si Alfano dhe grupimi i tij qe interesat e Italianëve dhe Italisë i vënë mbi interesat e NJESHIT te tyre,bile e braktisin atë! Një mësim ky për të KLONUARIN e Berishës,Bashën dhe kriminalët e tjerë në PD! Mësim politik nga demokracia italiane!…Kush mund ti degjojë në Shqiperi?…