MEPJ, dëgjesë publike me pakicat serbo-maqedonase

Dita

Për hartimin e akteve nënligjore të pakicave kombëtare, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur një proces diskutimi me pakicat serbo-maqedonase në Shkodër.

Ministri Bushati ka folur për angazhimin që ka qeveria për zbatimin e të drejtave të njeriut, angazhim që siç thotë dhe ai është diskutuar edhe me homologët serbë dhe maqedonas.

“E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu”, nënvizoi ministri Bushati.

Ai u shpreh se pavarësisht progresit që është bërë në këtë fushë, shtrohen shumë detyra përpara, sikurse është ripërcaktimi i gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, si dhe bashkëpunimi me pushtetin vendor e me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri.

Ligji për pakicat kombëtare u miratua tetorin e vitit të shkuar edhe me votat e opozitës, por mori votën kundër të kreut të partisë.

Ndërsa Bashkimi për të Drejtat Kombëtare e cilësoi atë si të papërputhshëm me kërkesat e BE-së.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Serbo-sllave!!!!!!!!!!!
    Sepse Maqedonasit jane shqiptaret vendas. Sllavet kane ardhur ne Gadishullin Ilirik ne shekullin VII e.s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *