VARGJET: Meqë s’u vra Toma, dikush do kufoma…

redaktor

Arben Duka

Lulash buratini,
po bën kërcënime,
dhe thotë se protesta,
do ketë devijime!

Po s’u dorëhoq Meta,
do ta tundim vendin,
do bëjmë hatanë,
do djegim Kuvendin!

Ky që për të brritur,
gjithnjë shtrëngon sumën,
po na bën presion,
po na tremb me dhunën!

Kandidat për vrasës,
nuk doli gjëkund,
Po Sulka do  çojë,
filmin gjer në fund!

Akuzat dhe lidhjet,
ranë si gjethe vjeshte,
po SHQUP-i s’rri dot
asnjë çast në heshtje!

Doli e vërteta,
more gromësira,
se vetëm ajo,
s’lidhet me zinxhira!

Tani dhe gomari,
këtu e kupton,
se s’ka pasur kurrë,
një konspiracion!

Lulashi në dorë,
ka marrë një urë zjarri,
jo se është gomar,
dhe nga më gomari!

Për një gomarllëk,
s’bëhet rebelim,
po mund të synohet,
një destabilizim!

Që njerëzve më shumë,
t’u mërzitet jeta,
dhe të thonë që fajin,
tani e ka Meta!

Me Metën s’kam pasur,
një marrëdhënie vaj,
po jam i sigurtë,
që s’ka asnjë faj!

Bile fjala faj,
sot s’është term’ i duhur,
dhe pa një fajtor,
Lulka bëhet pluhur!

Kur s’ka një fajtor,
cili s’mund të thotë,
se protestë e Lulkës,
është një akt i kotë!

Është një akt i kotë,
ajo paqësorja,
nëse kokë e Metës,
është kryesorja!

Vrasjet edhe lidhjet,
duken një sajim,
po Qeni i Madh,
do destabilizim!

Ka probleme plot,
për të protestuar,
por jo për një çështje,
të manipuluar!

Dhe sikur të drejtë,
diku të ketë Doshi,
kjo s’mund të përdoret,
nga Lulash kodoshi!

Bën vaki që Doshi,
në fund të hetimit,
mund të dalë viktimë,
e super mashtrimit!

Me çdo kusht PD-ja,
po kërkon kufoma,
me që nuk u vranë,
Fufi edhe Toma!

Protestat gjithmonë,
janë një gjë e mirë,
po manipulimi,
është akt i pështirë!

Tani e kuptuat,
o vllezër shqiptarë,
se si dhe gomari,
mund të mbesë me barrë!

Mund ta lërë me fjalë,
Ristua dhe Lulushi,
dhe pas tyre radhë,
gjithfarë karabushi!

Sot po mbyllen plagë,
në disa beteja,
por hap qenëria,
çdo ditë plagë të reja!

Vërtet qeveria,
sot nuk po shkëlqen,
po të ardhmen tonë,
prapë kafshon një qen!

Për të hapur plagë,
ka super talent,
ndaj ju them – o njerëz,
jini vigjilent!

S’është puna të mbrojmë,
Ramën edhe Metën,
po të ardhmen tonë,
shpresën edhe jetën!

Kauza e bushtrës,
lehtësisht kuptohet,
që vendi sërish,
të paralizohet!

Që me qeverisje,
Rama hiç mos merret,
dhe të mbahet peng,
nga shpifjet dhe sherret!

I them – injoroi,
skenarët e zinj,
dhe shko pa u ndalur,
përmbi gjarpërinj!

Përmbi gjarpërinj,
qen të helmatisur,
çoje gjer në fund,
atë që ke nisur!

Atë që ke nisur,
të të dalë për mirë,
dhe e dimë që është,
mision i vështirë!

Nëse nuk humbet,
në tymnaja fjalësh,
ka një shpresë vërtet’,
se mundet t’ia dalësh!

Share This Article
34 Comments
  • I nderuar Poet,
    Duke lexuar keto vargje,
    çdo shqiptar i ndershem, natyrshem mund te pyes:
    Kujt i intereson kjo zallamahi ,
    qe po ngre cdo dite Opozita F a s h i s t e Shqiptare?
    Kujt i interesojne keta skenare me akuza, insituata, vidiomvetdemaskuese, revolta e demostrata te sajuara nga nje Klikë,
    qe ka qellim te vetem Pushtetin dhe aspak Qetesine, Rendin dhe mbravajtjen e Shqiperise?!…
    Nga ana e vet edhe Mazhoranca qeverisese nuk duhet te rrije duarkryq, por te ngreje Popullin kunder kesaj vale destruktive te një grushti mafjozesh qe kane bere Taktike te tyre Genjeshten,
    Shpifjen,
    Mashtrimin,
    Intrigen
    dhe inkurajimin e Krimit e te Rremujes, Kaosit, zhberjen e shtetit,
    mbrojtjen e cdo veprimtarie antishteterore dhe antishoqerore…?!
    SHQIPTARET DUHET TE ÇLIROHEN NGA KJO KLIKE MAFJOZESH QE PREJ ÇEREK SHEKULLI, KERKOJNE
    DESTABILITETIN E SHQIPERISE!…
    ME POPULLIN DHUHET FOLUR HAPUR DHE THJESHT…
    NJE GRUSHT MASHTRUSISH PO NXISIN K O N F L I K T E SHOQERORE ,
    KUR SHQIPERIA KA NEVOJE ME SHUME SE KURRE PER Q E T E S I DHE P U N E ,
    REND DHE DREJTESI…!

    • Ore pasha ate zot shife si ecen shtrembt ky qelbaniku.
      Akoma nuk i ka ikur e ecura shtrembt e katundit.
      Pamundesia per tu ndjere qytetar eshte ne thelbin e urrejtjes dhe ligesise pa fund te ketij personazhi majmun te mender politikes shqiptare

      • po pra kalush, por ky katundari qe nuk ecen dot as drejt megjithse po shkon 80 vjec, i ka bere zap kaq vite “qytetaret” qe merren me politike ne Tirane.
        Gjithe ata “qytetare” nuk bejne dot zap ket shtrembanikun.
        si e shpjegon ti?

        • Drejt e ke thene o “opozitar i sfilitur”!
          Edhe ti,zagar i Berishes e pranon qe Sali Berisha e ka DHUNUAR POPULLIN SHQIPTAR deri ne palce!
          Prandaj ai e meriton URREJTJEN TONE TE PAKUFISHME AQ SA MEZI PO PRESIM TE BEJE NDONJE TRAZIRE,qe ta ZHDUKIM KETE FARE NGA FAQJA E DHEUT!
          Kujton Berisha se do perdore dhumnen kunder qeverise dhe ne 1 milion votuesit e saj do HESHTIM???
          PROVOJE,O KERME te krijosh trazira dhe e sheh pastaj se cfare pergjigje do marresh nga i gjithe populli!!!
          KUR I VJEN NGORDHJA QENIT,SHKON E PERMJER NE DEREN E XHAMISE!
          Sic duket Berishes i ka ardhur fundi dhe po e fshin menderen me GJETHE HISLLI!!!

      • Ka probleme plot,
        për të protestuar,
        por jo për një çështje,
        të manipuluar!

        i ke thene te gjitha me kete!
        edhe per “te majtet” edhe per te “djathtet”

    • Ket vargun per Ramen “nese nuk humbet ne tymnaja fjalesh” ia ke gjetur tamam o Arben.
      Po per fat te keq nuk e ben dot Rama ket gje.
      Fjalet jane talenti i tij
      sa per vepra, me sakte eshte per drejtor komunale se per kryeminister

      • PD-ja nuk mbijeton dot pa protesta turmash.PD-ja eshte ne ditet e saj me te keqija.Militantet kane kuptuar se Partia e tyre e ka shume te veshtire qe te vije perseri ne pushtet,sa kohe te jete gjalle Saliu.Po e braktisin PD-ne dhe po shkojne drejt LSI-se dhe partive te tjera.Per te mbajtur fort militantet rreth PD-se,ka vetem nje menyre.Tu faktohet atyre se PD-ja eshte ende e forte dhe mund te vije ne pushtet shume shpejt.Kaq eshte e gjitha.Perpjekje per te ndalur hemoragjine e votave te PD-se drejt partive te tjera.Saliu e di me mire se kushdo tjeter se PD-ja eshte mburoja qe mbron ate dhe familjen e tij nga ndeshkimi ligjor.Dhe nese PD-ja shthuret dhe tkurret me tej elektoralikisht,Saliu humbet mburojen mbrojtese.Fati i keq i Saliut dhe PD-se eshte se iken nga pushteti me vote,nderkohe qe zgjedehjet i organizoi vete Saliu dhe KQZ-ja e tij me 4 antare.Nuk kishte antare nga opozita.Dhe nese iken nga pushteti me vote,nuk ka menyre tjeter per te marre pushtetin perseri,pervecse me vote.Saliu e di mire se me vote PD-ja nuk vjen dot ne pushtet.LSI-ja nuk ka ndermend ti sjelli perseri ne pushtet,madje po i merr votat PD-se gjate qeverisjes me Ramen.

    • e lexova tre here me kenaqesi
      dhe me mbushet shpirti em arome lirie
      kurrkund nuk me duket se mbron Meten, perkundrazi thote bukur dhe rrjedhshem:

      S’është puna të mbrojmë,
      Ramën edhe Metën,
      po të ardhmen tonë,
      shpresën edhe jetën!

      Je mbreti i thjeshtesise se bukur z.duka

  • Jemi famoz per bejde cobanesh, por nje fjale nuk thomi dote per pushtetaret krriminele qe te qain diten dhe te vrasin naten . Ilir Meta eshte i “ndershem” more bejdexhiu Duka. Pamvarsishte se nuk ka punar asnje dite te vetme ne sektorin private dhe nuk ka asnje bisnez te tijin, perseri eshte njeriu me i pasur ne Shqiperi. Une nuk thashe ndonje gje te madhe more bejdexhiu i Gjirokastres, Meta eshte i “ndershem” , dikur ishte si nje Derr, tani eshte dobesuar si nje gjarper.

  • Profesor mirse na erdhe
    per ty Dita kish nevoje
    ne qe mbetem u munduam
    po nuk kishim shume pervoje

    Gurra jote nuk shteron
    prodhon vargje qelibari
    ajo pene qe nuk gabòn
    behet tmerr i cdo kusari

    me at’ shkrim na befasove
    ato ndodhi te verteta
    mes banditve te saliut
    per pak desh te iku jeta

    Zoti te paska shpetuar
    nga ca hjena kermeshira
    xhupe zijt e kreminelit
    edhe sot duan trazira

    Dita mbar’ i denoncoi
    spiunet e ketij vendi
    pushtetar hajdut thumboi
    nga kupola te kuvendi

    Dit’ te gjith ne te urojme
    jete te gjate sa Mal’i Gjere
    barbaret e Shqipes tone
    ne qeli vafshin te tere

    i dedikohet rikthimit te Dita jone te poetit te math arben duka nga kapo labi terbac vlore

  • Vendi po behet gjithnje i ashper i padrejt per shumicen e njerzeve.Nje pakic qe vetzgjidhet nga krer te partive eshte bere zoteruese jo vetem e pushtetit por, me kte pushtet u be zoteruese e te ardhurave dhe te pasurive kombetare.Ajo zoteron magjistraturen,profesoratin,doktoraturen.Pushtetin e kane vene ne funksion te bizneseve te tyre.Partit politike jane bere bushtra qe per interesa te kupolave mbysin klyshet e vet.Ne gjithnje e me pak shofim qasje te hallet e nevojat e popullates. Administrata dhe nepunesi eshte armiqesor me ankesat dhe kerkesat e qytetarit, fjalen e kam per te drejten.Ate duhet ta blesh.Sistemi eshte i milardierit ky u dashka edhe deputet edhe kryetar, a antar gjykate,eshte po ky dhe klani qe perfitojne tendera eskluzivitete te tjra.Ne Shqiperi s,ka vend per te tere shqiptaret ndaj te rijt duan te hikin,ne qe s’ hikem u bem pishmen qe su larguam.

  • te lumte dota o poet
    Dita. Me duket vertet cudi shqetsimi i Squpasve. Do te protestokan se pse nuk u vpane dy deputete?. Qeveria parandaloi nje krim. Pra sipas tyre dy deputetet duheshin vrare sic vrane ata Xhindin dhe Hajdarin. U qan syri per gjak.!!.

  • Ore mire e ka kopsitur s’ke c’thua,por si i behet qe edhe amerikani sot i la jashte deres parlamentaret tane te ‘nderuar’,te te dy kraheve,me arsyetimin si te kriminalizuar,prandaj nuk eshte aq e thjeshte ceshtja,qe t’i faturohet vetem nje personi.Me ke do te shkoje perpara Rama me nje lukuni te kriminalizuar ?-Edhe ZEUS te ishte, nuk do mund te bente perpara,se perballe e mbas shpine ka prototipa qe te helmojne e te nxijne jeten,me mire do te ishte te bente zgjedhje te reja sa me pare,e ta fitonte shumicen vete,ndryshe nuk ka gje ne terezi.

  • Ky Lulka o z.Duka del e na flet si “popull”
    Se cfar eshte populli na e thote kjo kenge e 1920,kenduar te Shesi Flamurit ne muajin shtator.-nuk e bejme kabull na,te jemi per nene bote,fjala e Qemalit qe la Shqiperia lulezofte,aferim o fukara se c’u vrat e u gjakost,nuk e bete si ata agallarte me koke,qe shine(shiten) vatan e gra te ndierit ne Evrope.MOJ BUDALLAJA KAZA C’BENE KESHTU A TE QELLOFTE,DUKE BERE TEMENA C’U MBETI DORA ME KOKE. . .

  • O perendi …perbindeshi….
    Jo ky nuk eshte perbindeshi . Ky eshte ai tullumbacja qe ne qelbesira gjoja demokrat servile drit shkurter perfitus ne menyre te pa drejte te inkriminuar e beme kete perbindesh …..
    Ky perfundimisht hiku por ne qelbesirat e mbajme se na duhet aroma e ketij qelbesire qe te shtyjme edhe ca vite agonine tone .
    Ka mare aromen e ketj i gjithe vendi prandaj duhen disa stuhi per te lare aromen tone gjoja demokrat .
    Rofsh gazeta Dita

  • Miredita miq te DITES ! Gjithe keto dite, po degjojme e shikojme, turlilloj pislleku nga me monstruozet, qe mund te prodhoje mendja e te vetmit destrojer ne Shqiperi, qe ka nje emer te perveÇem, Sali BERISHA. E, ne gjithe kete hulli, degjova ne autobuz urban, nje barcalete, sigurisht me doza ironike humori te holle, qe deputetit Mehill Fufi, i ka mbetur qefi, dhe ndjehet i ofenduar mbasi per koken e tije kane dhene 100.000 € per ta vrare, ndersa per koken e Tome Doshit kane dhene 500.000 €. Dhe keshtu, per rrjedhoje, si kunderpergjigje ndaj Sali Berishes, AI (Mehilli) do te krijoje PARTI te Ré. Tung. Ndoc DUDASI.

  • E nderuara DITA, i nderuari z. Thano.
    Me kane pelqyer vazhdimish shkrimet e analizat e z. Islami dhe poezit e z.Duka. Ne rastin e kryeopozitarit formal BASHA, me duket si nje bukurosh qe e kane vene aty vetem per bukuri a thua se politika eshte konkurs bukurie. Ne fakt ustai e ka vene aty edhe per te mbrojtur veten dhe familjen e tij nga aferat kriminale e korruptive per te cilat kane folur e shkruar per gjithe periudhen qe ka qeverisur, por edhe ne opozite. Ndersa z. Basha mund te jete rast i rralle qe ka nje akuze te ngritur nga KLSH.,te drejtuar nga titullar i emeruar nga vete Berisha per dem ekonomik, 230 euro, per pune te pa kryer, pa i hyre asnje gjemb ne kembe, si kur ishte ne pushtet ashtu edhe ne opozite. Keto veprime e mosveprime jane te paimagjinueshme qofte edhe ne shtete diktatoriale. Po behen 2 vjet qe e majta po qeveris dhe askush nuk e ka cuar ne prokurori kete afere, kur thuhet se prokurori i kesaj
    ceshtje e ka kopsitur kete dosje e cila u pushua me procedure te veçante se kaluan afatet. Nese kjo qeveri e kjotmazhorance nuk ve para pergjegjesise Prokurorin e Pergjithshem per te ngritur akuze ndaj Bashes, ne te kundert te kerkoje doreheqjen e tij, ose vete Kryeministri te jape doreheqjen, pasi vertete se ky vend qenka i mallkuar e nuk behet me. Pershendetje te sinqerta nga Fushe Kruja.

  • Perfytyroni shperthimin e Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe u demtuan qindra bisnese, me vrasjen imagjinare te deputetit Doshi, dhe me thoni se kush eshte ngjarja me e rende e ndodhur ne keta
    23 vjet?

  • E dashur DITA ! …..Nuk jane ulurima ne shkretetire te shqiptareve, por thirrje per drejtesi, jo me teper nga c’u eshte premtuar gjat zhvillimit te fushates parazgjedhore. Me pasivitetin per te vepruar,kjo mazhorance aktuale, po behet bashkautore per te zezat e ketij populli qe po pergatit kjo opozite agresive e zhytur ne krime dekadash pa i hyr gjemb ne putren e pergjakur te bijve e bijave tona. Nje shenbartoleme si ne Parisin e shek. Te 16 duan te shperthejne perbindshat zjarrvenesa te Shqiperise se cfiliur, gjakun e se cils e kane gjerbur jashte cdo kriteri lubite e dala nga skutat me te erreta mesjetare bizantine. KUSHTRIM I VLORES Ngrehu Vlore mjaft ndenje fjetur, duarlidhur, gnjteqepur, ngrehu per jete, per t’u perpjekur, se njehere ke per te vdekur!!! Cdo ta laj gjakun e derdhur,cdo ta nxjerre vrerin e mbleddhur,cdo ta heq balten e hedhur,permbi keta bij te zgjedhur?!nderime,

  • o mark uk, jeton ne uk po qytetari ske adoptuar pak. me njerez si zoti duka, shiko veten e fisin ne pasqyre para se te leshosh brockulla nga goja.salifarekeqe………..

  • Ti poet lahije po tkerset berthama
    Toma socjalistit pse iu ni kukama
    Socjalisti tjeter paska emnin frrok
    Torishta e jote harambasha plot

    Pra ti duku i talles qe po te quajn poet
    Shif cfar rrokatelash keni deputet
    Frokun dei brukseli e kish pas denu
    Po erdhi nshqiperi mire me perparu

    Thuhet vellau i frokut vrau nje komisar
    Rama e thrret frrokun deputet te pare
    Ti o lum poeti A mos tka zane gjumi
    Me keto vargje tueja poshte tka ra katuni

    Nalja kryet kalemit drejtesise epi hak
    A veq ti i meqem populli halabak
    Nale turrin nale ore lume zotnija
    Thuhet qeni lehe ku i qitet kllija

    E ki nje grup ketu qe te bahen krah
    Priti demostratat Ti sbashku me ta
    Ndemostrata dalin njerz me akademi
    E ti knaqe vehten me keto poezi

    Shkruej e mos u nale , mos e hup diten
    Dihet Ilir Meqka ta paguen meditjen
    Pse more pot spo shkruan per tritoll
    Per vrasje e shemti , Shqipnija ne zor

    Me fjalen e fundit Shqiperija rrnofte
    Ty more poet zoti tmarroft !

    • A e sheh o Ben Duka,
      Ket’poetin kundershtare?!
      Thone e quajne Mark Uka,
      Uk berlloqesh,jo zagar!..

      Me nje gjuh’ kaq te kulluar…
      (Ardhur nga thellsit e shpelles)
      Ku po t’ thot’ i deshperuar:
      – Une jam kulishi hienes!….

      Andaj mos ja vur re,
      lere te bluaj tershere…
      Lere oreziun te leh…
      Sa te vej Sala ne vere…

  • Do na vrisnin Tomen
    bu – bu se ç’na gjeti
    se kush ka paguar
    s’po e gjen dot shteti.

    Xhanem dhe Kenedit
    s’i gjendet akoma,
    kurse i Durimit
    deshmitar eshte Toma.

    Por enigm’ e madhe
    eshte se kush e çoku
    se 500 mije euro
    nuk jane qime floku.

    Kur paguhen shume
    eshte keputur filli,
    çfare tepron per Tomen
    kushtoka Mehilli.

    Dhe s’qenkan ca tipa
    por na qenka shteti,
    njehere qenka Meta,
    pastaj qenka Edi.

    Dhe presin nje vit
    te ndodhe ububuja
    kur do ta vrase Tomen
    nje fshatar nga Kruja.

    Po ta degjoje bota
    kete lloj qyfyri
    do na nxije turpi
    me zi nga qymyri.

    Medemek o Tome,
    per gjithe kete krim,
    te medhenjte e shtetit
    zgjodhen nje Durim.

    Nje Durim qe s’dihet
    ne ben atentat,
    dhe jo nje, por dy,
    dhe varda parate.

    Pra, “miqte e Shullazit”,
    siç thote Sale Rremuja,
    per te vrare ty zgjodhen
    Durimin nga Kruja.

    Thuaj me te qeshur,
    ndaç qaj me pike loti,
    vertet ore Tome,
    “t’paska ruejtur Zoti…”.

    Shenim. Ne fakt nuk m’u ndenj pa dy vargje, por desha te them mendimin tim seriozisht, e pastaj ta mbyll me nje fabul libaneze. Mendoj qe ndofta Tom Doshit i eshte rrezikuar jeta seriozisht e ndoshta shume here. Pune per te me çfare merret, por duket qe jeta e tij ka qene mbarsur me te tilla rreziqe. Kush ka ne dore çekanin, problemi i tij jane gozhdet- thote nje fjale e urte. Le te themi se Meta do likujdonte Tomen, po perse? çfare intrigash dhe interesash te medha i lidhnin qe i çuan ne kete pike? Duhej te ishin interesa te medha, se 500 mije euro eshte nje shume marramendese. Atehere, nqs Meta kishte dy gram mend ai do i drejtohej nje grupi kriminal qe “mbaron” pune, nqs marrim parasysh hipotezen se Meta ka lidhje ose i gjen lidhjet me grupet kriminale. Por eliminimi eshte nje gje, metoda eshte tjeter gje. Mund te fabrikohej nje incident, nje problem shendetesor, kurrsesi nje atentat, se duke qene Meta ne pushtet do komplikoheshin shume gjerat. Sipas Tomes, Edi u njoftua dhe po sipas hipotezes se Tomes Edi me Meten do jene bashkuar ne nje mendje per ta eliminuar. Te ishte keshtu Edi me Meten me strukturat e tyre “Shullazi – sipas Berishes” do stimulonin aksidentin dhe do ta mbulonin me ekspertet e besuar, duke futur Tahirin ne loje, Didin, etj; po permend emrat e zyrtareve sepse Tom Doshi po akuzon tere zinxhirin drejtues, kjo eshte nje akuze e papare ndonjehere. Versioni zyrtar eshte ky, u bene verifikime dhe nuk doli gje, u mbyll ky muhabet. Mesa kam lexuar, ne rrethana analoge jane organizuar komplote ndaj shtetareve ose kane rezuktuar false, keto gjera nuk dalin ne publik. Qysh do dilte ne publik ky problem; na ka thene Doshi qe Meta apo ata te paret, Kuliçi me shoke, paskan dashur ta vrasin, po ja, ne verifikuam e s’doli gje; jepet ky lajm ne publik? Po dini ndonje rast me thoni te nderuar komentues? Keto gjera konsumohen ne privatesi, se hyjne ne sferen e privatesise, njesoj si dikush vuan nga nje semundje dhe mjeku me ligj eshte i detyruar ta ruaje te fshehte.Sepse, nqs Toma eshte shtyre nga zera ose thashetheme, eshte krijuar ky keqkuptim, sqarohet, verifikohet dhe mbyllet ketu problemi; kemi te bejme me detyra shteterore, jo me gallate tek “Zona e Lire”. Dua ta mbyll kete minidebat me fabulen libaneze. Ishte nje akrep qe donte te shkonte nga Lindja ne Perendim dhe ndalet ne lumin Dog ne Liban. Meqe nuk dinte not sheh nje peshk dhe i kerkon ta kaloje ne anen tjeter. Peshku i thote qe kishte frike se akrepi do ta pickonte e si rrjedhoje do ngordhte, mirepo akrepi e siguron(e garanton) se nuk kish arsye ta bente kete se per pasoje edhe ai do mbytej ne mes te lumit. Peshku pranon dhe e merr akrepin ne kurriz. Kur arrijne ne mes te lumit akrepi e shpon me thumb dhe peshku duke ngordhur i thote: – Pse e bere kete? Tani do mbytesh edhe ti me mua… Akrepi ia kthen: – Nuk desha ta bej, por ç’ti besh forces se zakonit…Pastaj or mik ,ketu jemi ne Liban,(dmth ketu nuk ka bese). NUk e di se kush eshte akrepi ketu, por Toma po del si peshku, por te pakten ne kete rast “e ka ruejtur Zoti”, me mire qe po e ruajne tani, se te enjten kemi protesta.

  • Nuk kam ndonje koment te vecante, shiheni se cfare njeriu i shtrember eshte, eshte vet dhe kerkon te shtremberoje te gjithe shqiptaret dhe Shqiperine! Turp per ne dhe per Shqiperine!

  • Sali Berisha eshte skenaristi, regjizori dhe ne rolin kryesor. Tom Doshi dhe te tjere jane figurante ose suflere! Te gjithe te PD e dine te verteten. Ilir Meta sulmohet se nuk po mban premtimin per divorcin me Ramen, por mos harroni se Meta dhe Argita jane bashkeaksionere ne Lalez dhe Luli dhe Meta kane qene miq te ngushte, por para interesave partiakece oara Berishes Luli nuk ve asgje tjeter! Skenari i Saliut per te enjten eshte ogurzi per Shqiperine- skenari i 14 shtatorit 1998. Agim Rama, vellai i Liri Berishes, kunati i Berishes, eshte sjelle nga Berisha per ta bere skenarin te besueshem. Berisha nuk rri dot pa derdhur gjakun e shqiptareve! Kujdes nga njeriu i vdekjes!

  • Kjo zallamahi qe kerkojne perdote Sala e Luli, duke e nxitur edhe FRPD tregon qarte se ata po punojne e veprojne sipas rekomandimeve te Beogradit dhe te armiqve tjere te Shqiperise. Poetit tone i umte mendja dhe pena!…

    DRENICA E KUQE

  • Po na ndryshoke loja o Arben Duka.Sot u vertetua se plani u ngeci.Dritan Prifti,shoferi i Tomes,dhe gjithe shqiperia e kane mare vesh se kush po drejton.Ish Saliu,kriminel,po kishte Meten ne krah,kur u be kasapane me 21 Janar,e meqe ju doni kufoma,ato tha Prifi i sjell ky per te cilin u vrane njerezit nga Saliu.Meta tha prifti jo vetem qe vjedh,por dhe te vret.
    SI PO TE TINGELLON MORE ARBEN DUKA,SI DO FLASESH NESER KUR TE HAPEN TABULATET E CELULAREVE DHE FROKU TE KERKOJE FALJE ME KANUN TOMES???
    MOS U NXITONI, PAVERSISHT SE NJE SHTET E THERET PERDITE PROKURORIN E PERGJITHSHEM DHE E KERCENON.O ARBEN,DO TE BESH BEJTE KUR TE DEGJOHET MELODIA E VIOLINES SE NASTRADINIT?

  • Kam vetem nje precizim
    strofa e tete duhet te shkruhet

    Qe njerezve me shume
    tu merzitet jeta
    ti thone Memedheut
    Hajt mor tungjatjeta.
    Kane braktisur vendin te pa shprese mbi 1 milion shqiptar dhe me qindramijra te tjere te pasigurte per te artdhmen, sidomos te rinj, jane gati te ikiin, ikin nga syte kembet per kete atmosfere tmerri dhe frike qe mbjell mostra serbo greke ne vendin tone te shenjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *