Nga Sulejman Abazi
Nëse vërtet do të kishim të qartë se si drejtohet sot bota në hije, nuk do të çuditeshim aspak për zhvillimin e ngjarjeve të tilla, edhe në një shtet potencial siç është Turqia. Asgjë e qartë, terr informativ, rrjete sociale dhe telefoni të bllokuara, në të njetën kohë që veprohej për të marrë nën kontroll institucionet qëndrore të drejtimit të shtetit!! Vlerësimi i të dhënave të pakta mediatike, me siguri shtroi vëmendjen ndaj të dhënave të dizinformacionit nga çdo drejtim. Komentatorët mediatik nuk mund të rrinin pa folur!
Një President që nuk dihej se ku ishte, një grup gjeneralësh të arrestuar, deputetë pa nam e nishan, turma drejt bankomateve, imam dhe hoxhallarë nga minaretë që bënin thirrje për të mbrojtur shtetin, plotë versione e hamendësime, vetëm Kryetari i Parlamentit qëndroi në krye të detyrës!! Nuk është ndonjëe çudi që në raste të tilla të ketë dhe pak humor të hidhur.
Vetëm, në gati 1 orë avioni peresidencial përshkoi mijëra km, sa drejt Gjermanisë, Londrës, Italisë dhe me në fund “mbrriti” në Katar, ku Erdohan do të kërkonte “strehim politik”!! Sa e çuditëshme, sa zbriti në aeroportin e Stambollit, Erdohan falënderoi “vëllezerit” e tij besnik për mbështetjen. Sa e çuditeshme, që 30 minuta përpara se sa të sulmohej rezidenca e tij ku Presidenti pushonte me familjen, ai të largohej dhe “t’i shpëtonte arrestimit apo ekzekutimit”!
E çuditëshme vërtet, që shërbimi Inteligjent i Turqisë, një nga më të fuqishmit në botë, të ndodhej gafil përpara një grusht ushtarakësh dhe ish ushtarakësh që do t’i vinin minat pushtetit të Ergohan!! Sa e çuditëshme, që vetëm nga një ekran celulari bëhet thirrje qytetarëve dhe ata vërshojnë të orientuar pikërisht në aeroportin e Stambollit, për t’i dhënë përkrahjen udheheqësit të tyre!! Sa e çuditëshme që në Turqi bëhet “grusht shteti” dhe në Damask festohet!! I çuditshëm qëndrimi i kancelerive perëndimore, kur deklaruan se, “grushti i shtetit” u realizua!! I çuditshëm edhe qëndrimi i diplomacisë ruse që i trembej “destabilizimit” të Turqisë nga rreziku i përplasjes civile!! Nuk dyshohet se një pjesë ushtarakësh kanë qenë të përfshirë në këtë tentativë për të marrë drejtimin e shtetit, por kjo mbetet çështje e brendëshme e politikës turke.
Nëse do të kishte një dorë “të jashtme” siç aludohet nga disa “analistë”, askush nuk beson se një veprim i tillë do të fillonte rrëzimin e pushtetit pa garantuar suksesin e grushtit të shtetit!! Sa shumë gjëra ndodhën brenda një nate që tronditën botën! Gjeneralët në Turqi tradicionalisht lëvizin dhe reagojnë atëherë kur rrezikohen interesat kombëtare e shtetërore të Turqisë dhe jo për të rrëzuar një individ President, qe u ka shumëfishuar rrogat, që e mban Turqinë një fuqi të madhe ushtarake me ndikim global, që ka shumëfishuar buxhetin në arsim, shëndetsi dhe ka realizuar investime publike me famë botërore. Nuk e kam shumë merakun me reflektimet tona “të mira apo të këqija” ndaj ngjarjes në Turqi, pasi ajo kërkon një analizë të thellë gjeopolitike dhe shkaqet e saj janë të thella e të shumëfaktorëshme. Më të çuditshmit jemi ne shqiptarët që reshtohemi me kokëfortësi: “PRO DHE KUNDER” kësaj ngjarjeje komike e tragjike në Turqi.
Patëm dhe evente të forta: Një pjesë u mobilizuan për t’i shkuar në ndihmë presidentit dhe shtetit turk në këtë situatë të vështirë!! Harrojmë ne se Turqia është një fuqi e madhe dhe di t’i zgjidh vetë mirë punët e saj. Ata janë një popull që e duan shtetin e tyre dhe bëjnë gjithcka për interesat e Turqisë. Ne nuk jemi në gjendje të reagojmë pozitivisht për hallet tona të mëdha dhe shumë të mprehta, por si dhe në rastin e qëndrimit ndaj Turqisë, edhe këtu ne jemi ndarë në dy kampe të armiqësuara, “PRO DHE KUNDER”, duke treguar se kemi mbetur robër të ndikimeve të së kaluarës si faktorë në politikat e mëdha!! Sa për të qeshur!
Paradoksin e kemi brenda vetes tonë. Po të kontribuojmë në zgjidhjen e halleve të botës, ne arrijmë kënaqësinë tonë perverse, edhe pse për darkë mund të hamë bukë me vaj e kripë dhe si somnambul të dalim në 2 të natës dhe të pijmë cigare në ballkon, duke parë ëndërra lumturie më sy hapur! Na mjaftojnë hallet tona sa për të mos u hedhur sytë fare të tjerëve. Jam dakort me prononcimin e një mikut tonë në rrjetin social: Unë do të iki në Krujë, jam vetëm me Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Me vjen shume keq per Turqine si po katandiset keshtu.Nga nje vend qe shkoje me deshire,i sigurte,mikprites etj,po degjeneron dhe po vazhdoj keshtu,do te behet si Irani,Saudi Arabia.Tani Putini do talli bythen me Erdoganin,ekonomia ka filluar te bjere,por me e keqja,ndarja e popullit turk,qe po ben Erdogani,do jete nje plage afatgjate.Katunaria ka marr kot,po ben ligjin,islamiket kerkojne te vendoset me detyrim shamia.Me vjen shume keq per Turqine.Lamtumire Istanbul.
Jemi ndare ne dy kampe armiqesore thote I pa formuari artikullshkruesi per Turqine!
Po dihet se kur e ke emrin Sulejman
dhe mbiemrin Abaz dhe ne krahun
tjeter viktime e Sulejmanit dhe
Abazit per 500 vjet, a eshte e
ndershme dhe krenare te
bashkejetoje vrasesi me viktimen?
Vetem ne nje vend me identitet shumice Islame me hipokrizine ne
emer te nje shteti dhe kombi te
quajture”shqipetare”ndodhin keto.
A mund te bashkejetoje Evangjelos
Zapas nga Lunxheria dhe mijera te e quajture Arvanitas qe luftuan
kunder pushtuesit turk dhe Sulejmaneve dhe Abazeve ?
Jo.
Sepse Evangjelos dhe Vasilis te quajture Vangjel dhe Vasil nga Sulejmanet dhe Abazet luftuan me Greket kur nuk kishte shtet tjeter pervec Turqise dhe nuk e dinin se Fuqitece Medha nje dite do krijonin nje shtet te quajture Albania, por per nder, histori, hakmarrje, dinjitet dhane jeten me vellezerit Ilyre dhe Epirote.
Po nuk u crrenjos dhe te denohen krimet dhe “heronjte”shqipetare qe ishin pjese e pushtuesit turk, te shkaterrohen institucionet Islamike qe po helmojne cdo dite kete vend me tjeter identitet, me tjeter heronj, me tjeter histori ky vend nuk mund te behet.
Nuk ka mundesi te injoroshxluften e bere nga Heroi I ketij vendi Orthodoksin Jeorgios Kastriotis te quajture Gjergj!
Injoranca, ofendimi, mosmirenohja ndaj ketij kombi me histori para turke Helene eshte celsi I respektit, nderit, shpetimit te ketij kombi nga pushtimi actual Osmane.
Tectjerat jane hipokrizi dhe shkaterrim.