Ndërkohë, një komponent i rëndësishëm i modeleve të reja AROCS, sipas tij janë dhe intervalet e gjata kohore ndërmjet shërbimeve të mirëmbajtjes dhe servisit.
Jetëgjatësia e përdorimit të shumë prej komponentëve, jo vetëm që rrit efikasitetin e mjetit, por gjithashtu minimizon intervalet e servisimit dhe rrjedhimisht ul në maksimum kostot e përgjithshme të kompanive.
Kjo, sipas z. Kodra është një faktor shumë i rëndësishëm dhe kompanitë që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit, e dinë mjaft mirë se sa të rëndësishme janë këto komponentë.
“AROCS” i ri është i pajisur me timon elektro-hidraulik, me një drejtues hidraulik të boshtit, i cili, në terrene të vështira, mund të shndërrohet në një makinë të qëndrueshëm në boshtin e përparëm. AROCS mund të porositet me specifika të veçanta, ku ndër elementët kryesorë janë motorrët e rinj “blutek” Euro 6 me turbo dhe intercooler, të cilët garantojnë më shumë fuqi tërheqëse në më pak rrotullime. Çift rrotullues maksimal arrin nga 1 000 Nm në 3 000 Nm dhe janë të pajisur me katër lloje motorrësh 7,7 litra, 10,7 litra, 12,8 litra dhe për herë të parë do të kenë një OM 473 me 15,6 litra.
AROCS është një fuqi e re në sektorin e ndërtimit dhe mund të përdoren në profile dhe terrene të ndryshme si transportues, apo dhe si betoniere me akse dhe diferenciale të ndryshme. Modelet e reja janë në dospozicion në variantet 4×2 deri 8×8, dhe modele me katër akse.
Kabinat janë kompakte dhe mundësohen në versionet S, M ose L. AROCS i ri, opsionalisht mund të pajiset me një kabinë edhe më të gjerë edhe më të madhe se 2.5 m. Dizajni është i pagabueshëm dhe shquhet nga një grilë e ashtuquajtur dhëmbëzat. Gjithashtu pjesa e parakolpit është e pajisur me elementë çeliku dhe një radiator i fuqishëm.
AROCS ka një peshë të reduktuar, e cila arrin në vetëm 9,250 kg pa ngarkesë dhe mund të mbajë ngarkesa nga 8 deri në 10 metra kub beton në çdo rrugë.
Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, ofron asistencë dhe mbështetje të plotë për klientët dhe partnerët, gjatë procesit të përzgjedhjes së opsioneve dhe specifikave, trajnime të vazhdueshme për stafin e kompanive dhe asistencë të plotë për të gjithë gamën e shërbimeve.
Auto Star Albania, si pjesë e Kastrati Group, është një garanci më shumë për besueshmërinë, disponueshmërinë dhe servisimin profesional dhe të siguritë të flotës së kamionëve.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
