Mercedes dominon provat zyrtare, zhgënjen Ferrari

redaktor
Mercedes' British driver Lewis Hamilton drives during the qualifing session at the Bahrain International Circuit in Manama on April 20, 2013 ahead of the Bahrain Formula One Grand Prix. AFP PHOTO / TOM GANDOLFINITom Gandolfini/AFP/Getty Images

Mercedes ka dominuar edhe njëherë tjetër në provat zyrtare. Në garën për Çmimin e Madhe të Belgjikës, britaniku Lewis Hamilton do të niset i pari dhe menjëherë pas tij Nico Rosberg.

Dy pilotët e skuderisë gjermane përsëritën atë që kemi parë shpesh përgjatë këtij sezoni. Hamilton regjistroi xhiron më të shpejtë, ndjekur nga kolegu i tij, Rosberg. I treti u radhit Valteri Bottas me Williams, ndërsa Grosjean me Lotus mori vendin e katërt.

Ferrari zhgënjeu totalisht në këto prova. Sebastian Vettel do të niset i nënti, ndërsa Raikkonen do të fillojë garën nga vendi i 14.

Piloti britanik arriti në finish ne kohën 1’47’’197, para Nico Rosberg i cili arriti në kohën 1’47’’655.

Për Hamiltonin kjo është hera e dhjetë që arrin në pole-poisition në këtë sezon, ndërsa barazon Michael Schumacher-in me 6 pole-position radhazi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *