Meredith Kercher mund të ketë vdekur gjatë një loje erotike

anazapta

Gjashtë vjet pas vdekjes së studentes angleze Meredith Kercher, një pistë e re po hetohet në Itali. Rasti që bëri bujë në Itali për vite me radhë dhe përfundoi me shpalljen të pafajshëm të shokëve të dhomës, Amanda Knox dhe Rafaele Sollecito, tashmë po ndiqet në shkallën tjetër të gjyqësorit. Hetuesit thonë se vdekja e studentes angleze mund të ketë ardhur aksidentalisht gjatë një loje erotike në grup, e cila i ka kaluar limitet.

Gjykata e Kasacionit ka udhëruar rigjykimin e çështjes nga Apeli në Firence.

Meredith Kercher, 22-vjeçarja angleze me studime në Itali, u gjet e vdekur në dhomën e saj në nëntor të 2007-s. Dyshimet ranë menjëherë mbi personat me të cilët ndante dhomën: Amanda Knox dhe Rafaele Sollecito, të cilët u arrestuan. Pas vitesh të tëra hetimesh dhe një procesi gjyqësor të stërzgjatur, dy të arrestuarit u shpallën të pafajshëm dhe krimi mbeti pa autor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *