Meri Popins nuk do të mund të këndojë dot më. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë aktorja e mirënjohur Xhuli Endrjus (Julie Andreës). Duke folur për mediat ajo rrëfeu se operacioni që kishte kryer në vitin 1997 i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme. “Mund të them që ajo ndërhyrje më la pa zë”, u shpreh e mirënjohura me rolin e Meri Popinsit. Ylli i Tingullit të Muzikës e cila mund të arrinte në katër oktavë tha se pavarësisht përpjekjeve të saj, asgjë s’mund të zhbëhej.
Ajo iu nënshtrua një operacioni në fyt, por që i dëmtoi kordat. Një gjë e tillë bëri që Endrjus të hidhte në gjyq mjekët e Nju Jorkut, e megjithatë tashmë megjithëse mund të flasë mirë, ajo mund të këndojë vetëm notat e ulëta.
Xhuli Endrjus është e njohur në Shqipëri me rolin e saj si Meri Popins në filmin me të njëjtin emër.