Merkato e çmendur, Ryan Giggs do të kushtonte sot £2 miliardë

Gazeta Dita

Roy Keane ka pretenduar se ish-shoku i tij i ekipit, te Manchester United, Ryan Giggs do të kushtonte plot £2miliardë në tregun aq të çmendur të transferimeve të ditëve të sotme, me klubet që po paguajnë shifra stratosferike për futbollistë të zakonshëm.

“Shifrat që qarkullojnë ditët e sotme janë marramendëse, veçanërisht për futbollistë mesatarë e të zakonshëm. Nëse ka ekzistuar ndonjëherë koha perfekte për të qenë futbollist profesionist, ajo është pikërisht tani. Futbollistët e zakonshëm blihen për £35milionë. O Zot”, reagoi Keane.

“Unë nuk e analizojë shumë e gjatë, por ky është  tregu i transferimeve për momentin. Atje jashtë nuk ka shumë futbollistë të jashtëzakonshëm. Futbollistët e mëdhenj vlerësohen me shifra stratosferike. Kur futbollistët e zakonshëm shiten për £30-40milionë, të bën të fërkosh kokën, por nuk është faji i lojtarëve.

Nëse do të luanin në ditët e sotme, atëherë  Ruud van Nistelrooy do të kushtonte me siguri £1 miliardë, po aq edhe David Beckham, ndërsa Ryan Giggs pa frikë  £2 miliardë”, deklaroi Roy Keane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *