Merkel, ceremoni ushtarake dhe drekë pune për Ramën

anazapta

Të martën e ardhshme kancelarja e Qeverisë së Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin.

Zyra e shtypit e kancelares Merkel ka bërë të ditur se Rama do të pritet me nderime ushtarake.

Sipas zyrës së shtypit, kancelarja Merkel po në të njëjtën ditë do të shtrojë një drekë pune për kryeministrin e Shqipërisë. Mësohet se kancelarja Merkel dhe kryeministri Rama  do të diskutojnë temat që shqetësojnë rajonin si edhe gjendja aktuale rreth procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas drekës Angela Merkel dhe Edi Rama do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *