Me një ton që dëshmonte dhimbjen e thellë për atë që ndodhi, Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se Gjermania i gjendet pranë Francës dhe në mbështetje të saj të plotë.
“Ne jemi të angazhuar për të drejtuar bashkë luftën kundër ISIS. Po ndjekim me shumë vëmendje e shqetësim zhvillimet në Francë. Ne jetojmë nga dashuria, miqësia, nga dashuria dhe respekti për njeritjetrin, jeta jonë e paqtë dhe e lirë është qëllimi” ka thënë ajo.
Në fund Merkel ka deklaruar se terroristët do të përballen me atë që meritojnë. “Do t’i japim terroristëve atë që meritojnë, do t’i kundërpërgjigjemi, kjo është lufta e të gjitha Evropës dhe kjo do të jetë luftë më shumë se kurdoherë tjetër” tha ajo.
