Merkel e lumtur: Qeveria e re e me SPD-në për të mirën e Gjermanisë

DITA Online

 

Kancelaria gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot miratimin e aleancës nga baza e partisë social-demokrate, që mundëson formimin e një qeverie të re “për të mirën” e Gjermanisë, pesë muaj pas zgjedhjeve legjislative.

“Jam e lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit tonë për të mirën e vendit”, reagoi kancelaria në një mesazh në rrjetin social nga partia e saj konservatore, pas rezultatit të votimit të brendshëm të anëtarëve të SPD-së që miratuan një koalicion të ri me një mazhorancë të gjerë.

Anëtarët e partisë social-demokrate miratuan me shumicë votash një aleancë me Angela Merkel, e cila mundet tashmë të formojë qeverinë e saj të paktën pesë muaj pas zgjedhjeve legjislative, prej të cilave doli e dobësuar.

Ky mandat i katërt për kancelaren, që me shumë gjasa mund të jetë i fundit, sipas vëzhguesve, duket më delikat se mandatet e mëparshme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *