Merkel emëron në qeverinë e ardhshme kundërshtarin e saj

Dita

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vendosi të emërojë ministër në qeverinë e ardhshme kundërshtarin e saj kryesor brenda partisë konservatore, Jens Spahn.

Kjo zgjidhje e saj erdhi me shpresën për të qetësuar revoltën në rritje të krahut të djathtë të lëvizjes, raportuan sot disa media.

Jens Spahn, kreu i kundërshtarëve të kancelares dhe mbështetës i një ndryshimi të qëndrimit më djathtas të kristian-demokratëve të CDU-së, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë të bëhet Ministër i Shëndetësisë.

Angela Merkel do të njoftojë vendimin sot në mbrëmje pas një takimi të organeve drejtuese të partisë së saj, pohojnë të përditshmet ‘Bild’ dhe  ‘Süddeutsche Zeitung’, si dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Jens Spahn, 37 vjeç ka mbajtur postin e Sekretarit të Shtetit në qeverinë e mëparshme, në Ministrinë e Financave.

Ai u dallua për kritikat ndaj politikës migratore të Angela Merkel, që mbështeti ardhjen e më shumë se një milion azilkërkuesish në vend.

Spahn propagandoi gjithashtu për një ndryshim të orientimit të CDU-së, si dhe për çështjet që lidhen me identitetin.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • kur do të arijmë këtë nivel,ku kundërshtari të jetë pjesë tona dhe jo ai që duhet luftuar,ai që duhet hedhur jashtë nga rradhët e grupit të bashkuar si një grusht rreth atij që ushtron diktatin mbi të??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *