Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se emigrimi është një çështje që kërkon zgjidhje evropiane.
Merkel me këtë deklaratë ka treguar se nuk lëshon terren përballë sfidës së aleatëve të saj bavarezë që kërcënojnë koalicionin 3-mujor.
Debatet kanë nisur pasi Merkel refuzoi planet e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, për të kthyer mbrapsht në mënyrë të njëanshme emigrantët që janë regjistruar në vende të tjera evropiane.
Tre ditë para bisedimeve me Presidentin francez Emmanuel Macron, Merkel konfirmoi në komunikimin e saj të përjavshëm qëndrimin e saj.
“Emigracioni është një sfidë evropiane që kërkon një zgjidhje evropiane. Unë e shoh këtë çështje vendimtare për të mbajtur Evropën të bashkuar”, deklaroi Merkel.
Kancelarja ka kërkuar dy javë kohë që të bëjë marrëveshje me partnerët evropianë si Italia dhe Greqia, por unioni Kristian-Social i Seehofer nuk dëshiron të presë dhe shprehet se ministrat do ta sfidojnë Merkelin të hënën në rast se nuk arrihet kompromis.
Deklarata e tij mendohet se mund ta shtyjë Merkelin të marrë masa për shkarkimin e ministrit, madje ka zëra edhe për fundin e aleancës 70-vjeçare konservatore parlamentare mes Bavarisë dhe kristiandemokratëve të kancelares.
Në rast se diçka e tillë ndodh, partia e Merkelit dhe socialdemokratët humbin shumicën dhe kjo mund të rrezikojë postin e saj, madje edhe të sjellë zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa sa i takon qëndrimit të saj përkundrejt emigrantëve dhe rezistenca që i bën propozimit që këta të fundit të kthehen në mënyrë të njëanshme, përkthehen si mburojë ndaj rrezikut të madh që do të paraqitej për sistemin pa kufij të Shengenit në në një kohë kur tensionet në BE për emigracionin janë të larta.
s.a/dita

Emigracioni eshte nje sfide e Merkel Gungaces dhe jo t’ja fusi gjitheve, qe me vendimarjet e saj e mbushi Evropen me terroriste te ISIS dhe me xhami.
Sfidat zgjidhen atjje ku lindin dhe nuk eksportohen ne vende te tjera, po zhduk nacionalitetet dhe kombet, arabishtja eshte bere gjuha e dyte ne Evrope.
Arabet ishin mire e bukur ne shtepi te Tyre.
Amerika Franca e Anglia u hodhen bombat DHE u vjedhin
Parate e naftes. Kno eshte pak Po vjen Dita llogari
Nje me nje per krimet e kryera.