Kancelarja gjermane Angela Merkel dha një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung në lidhje me shumë çështje të ‘nxehta’ me të cilat Europa po përballet. Intervista u zhvillua për përvjetorit të katërmbëdhjetë të kancelares në detyrë, popullariteti i së cilës mund të ketë rënë por, sipas sondazheve, është i mjaftueshëm për një mandat të katërt në vitin 2021.
Pak ditë para zgjedhjeve për parliametin europian, votimet pwr tw cilin filluan qw sot, Merkel theksoi se Europa duhej të ripozicionohej përballë sfidave që i shfaqeshin nga tre rivalët e mëdhenj: Kinës, Rusisë, dhe SHBA-ve dhe se rregullat e pas luftës nuk kishin më vlerë. Europa duhet të jetë më e aftë për të qenë e bashkuar përballë sfidave si ndërhyrja e Rusisë ne zgjedhje, ndikimet ekonomike të Kinës dhe monopoli i Shteteve të Bashkuara mbi shërbimet digjitale, tha Merkel.
“Ata (Kina, Rusia dhe SHBA) na detyrojnë, herë pas here, të pozicionohemi të unifikuar, çfarë është shpesh e vështirë për shkak të interesave të ndryshme. Por ne e bëjmë këtë, si në rastin e pozicionimit tonë në lidhje me konfliktin në Ukrainë”, tha kancelarja.
“Edhe politikat tona për Afrikën po ndjekin një strategji të përbashkët, çfarë do të ishte e pamendueshme vetëm pak vite më parë…Sidoqoftë, forca jonë politikë nuk është në raport të drejtë me forcën tonë ekonomike”, u shpreh Merkel.
Në intervistën e gjatë, në mes të tjerave Angel Merkel foli edhe për Brexit, të cilin e konsideroi një prej sfidave më të mëdha të viteve të fundit për Europën, duke kujtuar se për finalizimin e tij nevojitej shumica parlementare në Britani.
Kancelarja Merkel, gjithashtu theksoi se krijimi i fondeve për krizën e ambientit mbetej shqetësimi më i madh përballë Europës, e veçanërisht Gjermanisë.
Duhet theksuar se një prej shqetësimeve më të mëdha për zgjedhjet europiane janë partitë populiste të ekstremit të djathtë, që kanë fituar një popullaritet të konsiderueshmë në shtetet e veta dhe shihen nga forcat e tjera politike si një rrezik për vlerat e përbashkëta europiane dhe politikat e përbashkëta. Kërcënues për stabilitetin e kontinentit,forcat politike të ekstremit të djathtë shihen edhe si promovues të rritjes së pabarazisë dhe segmentimit. Në lidhje me këtë kancelarja Merkel u shpreh: “Shumë njerëz janë të shqetësuar për Europën, ashtu jam edhe unë. Kjo më bën t’i përkushtohem edhe më shumë detyrave të mija, në mënyrë që të jemi të sigurt se Europa e ka një të ardhme”.
e.ll.

E BASHKUAR SI NJEREZ APO SI NAZIFASHISTE
S’PO MERRET VESH FARE KJO MASHTRUSJA
Por , jo pa i ka hesapet serbet ndaj shqiptareve ashtu sikur lau hesaper gjermanija ndaj gjithe popujve qe kreu krime gjermanija naziste
Ndryshe nuk do kete BE dhe nuk do kete kurre qetesi ne keto hapsira
Shkenctarja serbe shpjegon:
” Pse ne serbet i urrejmë shqiptarët ”
Shkenctarja serbe
Dubravka Stojanovic ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen serbëve për shqiptarët. Stojanovic ka thënë se serbët kanë albanofobi, shkruan Gazeta Metro.
“Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë shkencëtarja Stojanoviq.
Ajo gjithashtu tregon se Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit “shiptari”, që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.
Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljevi? dhe të tjerët.
“Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët.
Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve.
Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piro?anac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”, tregon shkencëtarja.
Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.
Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.
“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanovic.
Dhe duhet per hir te KONJUKTURAVE POLITIKE te ksaj BOTE .
duhet qe te Sakrifikohet populli Shqiptare !!!
e kuptoni ju hic kte Llogjike Monstrash !!!
Kur nuk duan t’na ndihmojne ,perse na mashtruan 30-vjet e na mbajten Peng duke na treguar Prralla ,
perse na sabotojne ne rrugen Ton te shtetit Ligjor
e Demokratizimit te jetes Poltike por mbeshtetin banda terroristesh islamistesh ne Shqiperi ???
Ka nji pergjigje per kte kjo Monster ?
(ose kto qe na ndjekin ne cdo shtypje tastjere ambsadorja gjermane ne shqipoeri psh ? )