Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka sugjeruar se vendi i saj dhe Evropa nuk mund të mbështeten më në Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trumpit.
Duke folur në një fushatë në Bavari, Merkel theksoi nevojën për marrëdhënie miqësore me Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Rusinë.
Por, ajo shtoi: “Ne, evropianët, duhet vërtet ta marrim fatin tonë në duart tona.”
Ajo ka thënë se kohërat kur ata mund të llogarisin plotësisht në tjerët kanë mbaruar disi.
“Kohërat në të cilat ne mund të llogarisim plotësisht në tjerët kanë mbaruar disi, siç edhe e kam përjetuar në ditët e fundit,” ka thënë Merkel.
Komentet e saj vijnë pasi Trump tha se ka nevojë për më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë marrëveshjen e Parisit për klimën, gjë që i ka irrituar diplomatët evropianë.
Qëndrimi i Trump e ka bërë Merkelin që t’i përshkruajë si të pakënaqshme bisedimet e grupit G7 për ndryshimin klimatik.
“Nuk ka indikacione nëse Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë apo jo në Marrëveshjen e Parisit,” ka thënë ajo.

Merkel ka plotesisht te drejte, se tramp eshte presidenti me i pa afte politikisht i te gjitha koherave
Ne moralin e Merkel,eshte qe kjo ti hape rrugen te tjereve si kandidate per kancelare,se me kohen dhe “deshiren”qe ka per pushtetin ,jo per gjermanet ajo po i ngjason ish udheheqesve komuniste ne Gjermanine Lindore.
Te barazvlersosh miqesin e Europes per USA-n e Britanine me Rusine putinjane eshte,ne mos qofsha i gabuar nje domethenje,ate te nje kaluare si ish gjemanolindore.Gjermanet e cliruar dhe ndihmuar nga USA dhe Britanija nuke duhet ta tolerojne me Merkel,ajo eshte e deshtuar jo vetem ne politiken e jashtme,por dhe ne ate gjermane.Nje Gjermani pa Merkel do te jete me e sigurte dhe e begate.
Eshte normale …praktikisht eshte vone ….Kjo duhej te fillonte 20mbite me pare…BE…me mbi 500 milione bsnore dhe me nje prodhim me te madh se SHBA..apo Kina eshte superfuqia me e madhe ekonomike ne bote…Per fat te keq…nga pikpamja ushtarake dhe politike raportet jane ne favor te SHBA,te Kines dhe te Rusise..Prandaj eshte e domosdoshme nje BE ,me i fuqishem ,me i organizuar ,me politike fiskale ,te jashtme,te mbrojtjes te cetralizuar….ne Brukseli tashme duhet te flase me nje ze ,duke hedhur poshte egoizmat nacionale..Ky shekullmund te perballohet vetem me nje Europe te fuqishme te popujve te lire .
Eshte normale …praktikisht eshte vone ….Kjo duhej te fillonte 2o vite me pare…BE…me mbi 500 milione banore dhe me nje prodhim me te madh se SHBA..apo Kina eshte superfuqia me e madhe ekonomike ne bote…Per fat te keq…nga pikpamja ushtarake dhe politike raportet jane ne favor te SHBA,te Kines dhe te Rusise..Prandaj eshte e domosdoshme nje BE ,me i fuqishem ,me i organizuar ,me politike fiskale ,te jashtme,te mbrojtjes te cetralizuar….ne Brukseli tashme duhet te flase me nje ze ,duke hedhur poshte egoizmat nacionale..Ky shekullmund te perballohet vetem me nje Europe te fuqishme te popujve te lire .
Bota ka fatin e jashtzakonshem kur Presidenti i superfuqise ma te madhe te globit nuk njeh shtetet e botes.E si ka mundesi te baje politike ky soj robit.