Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur të shtunën e shkuar se do të organizojë një konferencë të profilit të lartë, dedikuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Merkel theksoi se qëllimi i konferencë është që “të mbështesim njëri- tjetrin drejt të ardhmes së përbashkët”.
Sipas DW, konferenca pritet të organizohet më 28 gusht.
Ky është angazhimi më i fortë ndaj integrimit të Ballkanit që prej samitit të Selanikut në vitin 2003.
11 vitet e fundit, progresi në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i avashtë.
Disa ekspertë thonë për EurActiv se konferenca është një sinjal i mirë për të trajtuar punën e pambyllur në Ballkan.
Ata thonë se edhe në kuadër të krizës së fundit në Ukrainë, kur dihet se Rusia është partner strategjik për disa vende në Ballkan, kjo konferencë merr domethënie të veçantë.
Por kjo konferencë ka ndezur një debat në Kosovë, pasi dy ditë përpara zgjedhjeve, zyra e kryeministrit në detyrë tha se Merkel kishte ftuar Thaçin në Berlin.
Por Koha Ditore, duke cituar një zëdhënës të Berlinit, shkruan se ftesa do u dërgohet qeverive të shteteve të Ballkanit.

Me mire vone se kurre ! Nese z MerkeL do e shihte me syte e saj perlen e Europes perendimore pjese integrale e saj, jo vetem do te mahnitej me bukurite dhe pasurite parrallore te pa shfytezuara te ketyre vendeve .
Me parate e tyre, vetem duke i vene ne pune tek ne . Ne jo qe nuk ju tokasim ne dyerte e tyre per pune, por nuk do te donim kurren e kurres te largoheshim nga keto troje .Tek ne ndoshta ishin shperndare ca plehra rrugeve por , toka jone eshte e virgjer nga pastertia .
Kush largohet nga mrekullia e bregdetit tone , po nga liqejte, bjeshket ,fushat e pa ane , lumejte me ujin brisk prej malesh…..
Ne nuk duam lemoshe por pune nga Evropa , dhe jo tek ata, po ne token tone .
C’eshte ky vizion inferior per Shqiperine!
Do te behet Shqiperia si Kuba e Batistes per SHBA para Fidel Kastros?
Dhe shqiptaret hotelxhinj, kamariere e guzhiniere kurse vajzat..
Shqiptaret meritojne dhe jane ne gjendje te ngrene nje Shqiperi te nje niveli
te barabarte me shtetet e zhvilluara te Europes.
Synimi i shqiptareve nuk duhet te jete “te arrijme Greqine e borxhit te pashlyeshem”.
***************************************************************************************
Pse nuk kane ndodhur perpara keto ngjarje pozitive ne kohen e Ali Bishes ?
***************************************************************************************