Kancelaria gjermane Angela Merkel tha sot se Gjermania ka nevojë për një Francë të fortë dhe se është e interesuar në suksesin e reformave ekonomike të presidentit Emmanuel Macron. Komenti vjen në një kohë kur qindra mijëra njerëz në Francë kanë protestuar kundër reformave kapitaliste anti-popullore të Macron.
“Për ne, një Francë e fortë ndihmon në shtytjen përpara të Evropës prandaj ne kemi interes maksimal në suksesin e presidentit Emmanuel Macron,” tha Merkel.
Qeveria e Macron ka përgatitur në reformën e saj taksore çlirim të tregut të punës në favor të punëdhënësve, reduktim të të drejtave të të punësuarve, rritje të taksave dhe ulje të pensioneve.
l.h/ dita
