Merkel intervistohet nga yjet e “YouTube”

DITA Online

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po zhvillon sot një fushatë në internet duke u intervistuar nga yjet e “YouTube” mbi çështje me interes për votuesit e rinj.

Zhvillimi i këtyre intervistave do të bëhet me katër personalitete të “Youtube”, ku të gjithë kanë rreth tre milionë ndjekës dhe do të zhvillojnë pyetjet e tyre më pakë se gjashtë javë larg zgjedhjeve kombëtare.

Intervistuesit e saj përfshijnë një 21 vjeçar, Ischtar Isik, i cili zhvillon video-blog për bukurinë dhe tematika mbi stilet e jetesës, si dhe një 28 vjeçar, Alexander Boehm i cili publikon video dublime komike në gjuhën gjermane të këngëve angleze.

Ata pritet të bëjnë pyetje mbi një numër çështjes, veçanërisht me interes për votuesit e rinj, siç janë mjedisi, të drejtat e kafshëve, propozimet për një të ardhur universale dhe legalizimi i kanabisit.

Kjo formë interviste nuk është e para për Merkelin e cila i është drejtuar platformës popullore për video duke i kthyer përgjigje me interes për të rinjtë që në vitin 2015. Në atë kohë ajo u intervistua nga ylli gjerman i “YouTube”, “LeFloid”, në një video që është parë 5,5 milionë herë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *