Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke marrë në konsideratë një ndryshim qëndrimi kundrejt të djathtës populiste Alternativë për Gjermaninë (AfD) duke u angazhuar me partinë dhe votuesit e saj, raporton e përditshmja gjermane “Bild”.
Sipas “Bild”, Gjatë një takimi me partinë e saj të qendrës së djathtë, Kristiandemokrate (CDU), Merkel tha se “duke goditur partinë që ka dëputetë në gjysmën e Gjermanisë dhe përkrahësit e saj, vetëm sa do të nxisim më shumë mbështetje për këtë parti”.
Anketuesit dhe analistët thonë se drejtimi centrist i Merkelit në dekadat e kaluara ka sjellë një largim të konservatorëve të partisë së saj CDU të cilët janë drejtuar nga AfD-ja, e cila javën e kaluar zhvilloi manifestime të reja kundër migrantëve dhe islamikëve.
Në zgjedhjet e marsit, AfD-ja fitoi një mbështetje elektorale të pa precedentë, duke bërë të mundur që ajo të hyjë në parlamentet e Baden-Wuerttemberg, Rhineland-Palatinate dhe të Saxony-Anhalt.
