Merkel kundër ideve të Macron për eurozonën

DITA Online

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se ishte kundër njërës prej ideve më të rëndësishme të eurozonës të presidentit francez, i cili kërkon ta pajisë me një buxhet të madh për investime.

“Nuk them se nuk do të ketë asgjë nga ato që ai kërkon, por Macron ka bërë propozime, i cili është i vetëdijshëm prej kohësh që nuk janë alternativat më të mira sipas meje”, theksoi kancelarja.

Ajo vuri theksin në veçanti në idenë për të investuar një apo 2% të PBB-së në eurozonë, thënë ndryshe qindra miliarda euro.

Në një intervistë dhënë javën e kaluar, Merkel ishte dakord për një buxhet të kufizuar në disa dhjetëra miliardë, ndërsa Gjermania i druhet para së gjithash një grumbullimi të borxheve të anëtarëve të euros.

Franca dhe Gjermania po përpiqen të finalizojnë propozimet e përbashkëta për reformën e eurozonës, me organizimin e një këshilli të ministrave franko-gjermanë më 19 qershor, përpara samitit të BE-së, 10 ditë më vonë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *