Merkel kundër Trump, përjashton ndryshimin e kufijve: Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës

DITA Online

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka dhënë porositë e saj të fundit rreth çështjes së Kosovës. Sipas medias serbe “Pravda”, Merkel ka thënë se ajo “duhet të zgjidhet në mënyrën që i përgjigjet Berlinit ndryshe nga qëndrimi i Donald Trump”.

Në një kohë që presidenti amerikan ka shprehur hapur dëshirën për korrigjim kufijsh, duket se Gjermania mban një qëndrim tjetër për raportin Kosovë-Serbi.

Berlini dëshiron që çështja të zgjidhet në mënyrën e saj. Nga Beogradi dhe Prishtina pritet që mos të bëjnë asgjë deri në maj apo qershor, kur përfundon procesi zgjedhor në parlamentin evropian. Pas kësaj Gjermania do iniciojë takim dhe ofroj zgjidhje për Kosovën”, ka thënë një burim diplomatik i gazetës nga Beogradi.

Ky burim sipas tyre thekson se “Gjermania dëshiron që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa caktimi dhe ndryshimi i kufijve është i përjashtuar”.

Kjo është loja që luajnë gjermanët që nga koha kur amerikanët janë implikuar në këtë tregim. Atyre nuk ju konvenon që Trump dhe Uashingtoni të jenë të gatshëm të marrin në konsideratë interesat e Serbisë. Në mënyrë deklarative të gjithë angazhohen për heqjen e taksës 100%, ndërsa prapa dyerve të mbyllura trimërojnë Haradinajn që të vazhdoj me politikën çmendur”, shkruan “Pravda”.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *