Merkel mbështet rezolutën mbi gjenocidin armen

Dita

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet rezolutën për ushtrimin e gjenocidit armen që do të votohet nesër në Bundestag, por nuk do të marrë pjesë në votim për shkak të angazhimeve të saj, njoftoi sot ndihmëszëdhënësja e saj.

Merkel nuk do të jetë e pranishme në procesin e votimit në Bundestag për këtë rezolutë të kritikuar nga Turqia, për arsye të axhendës së punës dhe një sërë takimesh, pohoi ndihmëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Wirtz, gjatë një konference të rregullt për shtyp.

“Por gjatë një votimi në formë testi, brenda grupit parlamentar konservator, kancelarja e cila zotëron gjithashtu statusin e deputetes votoi së bashku me grupin në favor të këtij teksti”, sqaroi Wirtz

Share This Article
2 Comments
  • Shpresojme qe me pas te njihet edhe genocidi ndaj popullsise shqiptare, ne jug te Shqiperise natyrale.

  • Angela Merkel po i “fshihet pergjesise individuale” qe ka ndaj “aleatit” Erdogan,qe krimet i quan te Otomanizmit dhe jo te Turqise.Kesaj i thone here me dhemb dhe here me djeg.Sa i perket “genocidit grek” ndaj popullsise shqiptare te Camerise qe eshte e miredokumentuar greket ia kane bere hyzmetin me kohe.Duke qene “aleate” me Perendimin qe ne embrionet e themelimit te BE dhe NATO,zorr se mundet qe nga BE dhe SHBA te pranohet nje akuze e tille qe ve me shpatulla pas murit “aleancen” greke me Fuqite e Medha Perendimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *