Merkel në Spanjë, takon Sanchez për çështjen e emigracionit

Dita

Kancelarja Angela Merkel është takuar këtë të diel me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Sanlucar de Barrameda.

Ajo e ka përshëndetur marrëveshjen me Spanjën për pranimin e refugjatëve që dëbohen nga Gjermania apo Austria.

Merkel është shprehur se “marrëveshja mund të vendosë më shumë rregull në lëvizjet migratore dytësore”.

Refugjatët që kapen në kufirin gjermano-austriak mund të dëbohen për në Spanjë brenda 48 orëve që nga kjo fundjavë, por gjithmonë në rast se ata kanë kërkuar atje azil.

Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar se kjo gjë do të ndodhë rrallë, pasi që nga mesi i qershorit nuk ka pasur asnjë rast të tillë gjatë kontrolleve kufitare në Bavari.

Kancelarja theksoi nga Sanlucar de Barrameda se “negociata intensive” po zhvillohen edhe për një marrëveshje të ngjashme me Greqinë.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *