Merkel përballet me testin e integrimit të refugjatëve

Elton Tafaruci

Ashtu si shumë refugjatë në Gjermani, Jafaar Halwest thotë se është i irrituar për kohën e zgjatur të procesit për dokumentet e tij, në mënyrë që ai t’i bashkohet fuqisë punëtore dhe të fillojë të ndërtojë një jetë të re në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Ne duam të punojmë, të studiojmë dhe jo të dremisim dhe të shëtisim”, tha 23-vjeçari irakian, një teknik kompjuteri i trajnuar.

Megjithatë, burokracia gjermane po ”lufton” për të proceduar një numër prej rreth 500 mijë kërkesash për azil, që janë aplikuara që kur kancelarja Angela Merkel hapi kufijtë për migrantët, një vit më parë.

Denocimet se disa emigrantë kanë grabitur dhe sulmuar seksualisht disa femra në prag të Vitit të Ri, në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Këln, rrezikojnë të vënë në dyshim vazhdimësinë e Merkelit si kancelare.

Një seri  sulmesh terroriste në korrik, në të gjithë Evropën dhe në Gjermani si dhe presioni për një proces më të shpejtë të kërkesave për azil bënë që Merkel të kritikohej sërisht mbi mënyrën sesi ajo menaxhoi krizën e refugjatëve.

Si rezultat i kësaj, shkalla e vlerësimit të Merkelit ka filluar të bjerë dhe po krijohen tensione brenda koalicionit politik të udhëhequr nga partia e saj konservatore e Bashkimit Kristiandemokrat (CDU).

Zëvendësi i Merkelit, ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, iu bashkua Horst Seehofer, shefit të Bashkimit Kristiansocialist, në thirrjen për një numër të kufizuar refugjatësh, duke thënë se kancelarja  kishte nënvlerësuar shkallën e përpjekjeve për të integruar të ardhurit.

“Ekziston diçka si një kufi i sipërm, që në fund të fundit është kapaciteti i integrimit të vendit”, u shpreh Gabriel, i cili drejton Partinë Socialdemokrate me prirje të majtë, në një intervistë televizive.

Merkel ka shtuar masat shtrënguese të sigurisë dhe ka ashpërsuar ligjet e azilit në përpjekje për të larguar frikën e përhapur për një kërcënim terrorist dhe për t’u dhënë fund kritikave për mënyrën se si ajo ka menaxhuar krizën e  refugjatëve.

Në sensin e integrimit, mund të ketë hapësirë për rritjen e punësimit në mesin e refugjatëve ku muajin e kaluar ka pasur rreth 322 mijë refugjatë të regjistruar  në zyrën e punës në Gjermani, ndërsa vendi ka 673 889 vende pune dhe 172 224 pozicione trajnimi në dispozicion.

Tashmë, më shumë se 30 mijë refugjatë kanë siguruar vende pune në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë shërbimet  e ushqimit, ndërtimit dhe madje edhe në organizatat e ndihmës, në Gjermani.

”Përkundër këtyre arritjeve, mund të jetë e vështirë për refugjatët të gjejnë punë të mira në Gjermani”, sipas ekonomistit të Commerzbank, Joerg Kramer.

“Ne kemi parë tashmë indikacione në muajt e fundit se mundësitë e punësimit për refugjatët nga vendet joevropiane të origjinës janë të kufizuara”, tha ai.

“Përveç mungesës së aftësive gjuhësore, një përqindje mjaft e lartë e refugjatëve nuk kanë bërë një nivel bazë të shkollimit”, shpjegoi Kramer.

Si pasojë, shumë nga kompanitë më të mëdha të vendit  të tilla si kompania e sigurimit ”Allianz”, gjiganti i kimikateve BASF, inxhinieria konglomerate ”Siemens” dhe prodhuesit e makinave ”Volkswagen” dhe BMW  kanë pasur një numër shumë të vogël të të punësuarve të refugjatëve.

Merkel, nga ana e saj, ka thirrur një samit muajin e ardhshëm për krerët më të lartë gjerman të biznesit për t’i bindur ata për të punësuar më shumë azilkërkues. (Nga Andrew McCathie)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *