Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndërmarrë sot një hap tjetër për krijimin e koalicioni të ri qeveritar, rreth tre muaj pas zgjedhjeve në vend, në një takim të zhvilluar me krerët e Partisë Socialdemokrate, në Berlin.
Merkel dhe drejtuesit e Partisë Socialdemokrate (SPD) të kryesuar nga lideri i partisë, Martin Schulz do të shqyrtojnë vendosjen e një afati kohor për zhvillimin e bisedimeve mbi mundësinë e krijimit të një koalicioni të ri, të drejtuar nga konservatorët kristiandemokratë (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristiansocial (CSU).
Ndërsa SPD-ja po përpiqet të fitojë më shumë kohë përballë opozitës për një koalicion me Merkelin, CDU-CSU po e shtyn palën e qendrës së majtë për të përshpejtuar bisedimet.
”Merkel shpreson se gjatë takimit me me SPD-në do të merren në konsideratë edhe çështje të tjera kyçe që mund të jenë pjesë e ndonjë negociate të koalicionit”, deklaruan zyrtarë të CDU-CSU.
