Merkel: Tre kundër, reformat në Shqipëri dhe MV, të pamjaftueshme

Edona Llukacaj

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka konfirmuar publikisht se nuk u ra dakord për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo përmendi përpjekjet e Tiranës dhe Shkupit por tha se ato janë të pamjaftueshme, veçanërisht për Francën, Holandën dhe Danimarkën.

“Kur diskutuam zgjerimin, fatkeqësisht, nuk arritëm të bienim dakort  për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet.

Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit të Zagrebit të këtij viti do t’i rikthehemi kësaj çështjeje” – tha Merkel dhe shtoi:

“Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përparimet që kanë bërë”.

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Johanes Hahn – Shqiperia i ka kryer te gjitha reformat!
    A. Merkel – Reformat ne Shqiperi te pa mjaftueshme!
    (Macron nuk ka nevoje te citohet)
    Duket sa ka Union ne kete BE sot

  • aktualiteti@
    Citimi juaj:
    “Reformat ne Shqiperi te pamjaftueshme”…nuk eshte mendimi i zonjes Merkel.
    Lexi me vemendje para se te shkruash….

    • Mashkullori@ Une e lexova, lexoji dhe ti (jo vetem titullin) Merkel citohet te kete thene “Pozicioni i Gjermanise ka qene per te nisur bisedimet NESE DO TE PERMBUSHESHIN DISA KUSHTE. Pra sinonimi i reformave te pa mjaftueshme.

      • aktualiteti@
        Po pra,Gjermania tha PO me ato kushtet qe e shoqeroj miratimin e celjes te negociatave.Ajo per kete PO-ne e saj nuk gjeti unanimitetitn….
        Perfundimishte Gjermania me 24 vende te tjera ishin pro celjes te negociztave.Kunder ishin Franca,Hollanda dhe Danimarka….

  • Leri denglat Merkel ti je me e fuqishme se Hollanda Franca e Danimarka . Ju jeni njesh ne gjithcka beni por perdoret Macronin si gur shahu kundra Shqiperise dhe ndihmuat sllavet ne kete menyre. Ju mund te bidnit te gjithe ata qe qene kundra, por ju ta fusni thiken ne palce duke qeshur, jeni te njohur ju europianet per kete. Po ne do ta bejme vendin tone jo per ju por per vete dhe femijet tane dhe pa ju qe nuk ju le rracizmi te hiqni syzet e errta karshi nje populli qe vetem e keni coptuar ne shekuj . Turp per ju te gjithe.

  • Perfundimi i S P A K U-t do te kenaqe t Makeoni Hollanda dhe Danimarka kur miqt e tyre te futwn ne burge pee ato keine qe kane ber be shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *