Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në këtë grup

time

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera të riskuara që të vaksinohen.

Gjatë një interviste për një gazetë gjermane, kancelarja thekson: “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”.

Duke u ndaluar tek vaksina “Biontech”, kancelarja thekson se edhe kjo vaksinë është e pranuar dhe ajo do të jepet për të moshuarit dhe më pas për kategoritë që punojë dhe që nuk mund të ruajnë distancën sociale.

Ndonëse shumë krerë të qeverive janë vaksinuar për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:

Unë nuk dua infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”

E pyetur nëse do të ketë vaksinim të detyrueshëm, kancelarja tha se ishte kundër kësaj ideje.

“Ne kemi premtuar se nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm. Nuk mendoj se është e nevojshme duke pasur parasysh gatishmërinë e lartë për t’u vaksinuar. Ne mund dhe duhet të përdorim argumente për të reklamuar. Prodhuesit po punojnë gjithashtu për prodhimin e vaksinave për fëmijë dhe adoleshentë. Vaksinat testohen edhe për gratë shtatzëna. Kemi mjaft njerëz që duan të vaksinojnë për të arritur imunitetin e tufave”, shtoi ajo.

h.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • MERKEL:
    Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”

    TIMONIERI:
    Edhe Merkel eshte kazan. Une nuk pembahem.
    Se pari fare duhet te vaksinohem Une Timonieri dhe pas meje gjithe simpatizantet e PS-se.

    • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

      Marredheniet njerzore,perparimi dhe persosmeria e nje shoqerie,jan pothuaj te pamundura te arrihen vetem me ligje.Personat pa integritet moral do gjejne gjithmone boshlleqe ligjore per te abuzuar me pushttetin.Edvin D’Rama eshte jashqitja kombit shqiptare,ku poshtersia,babezia,
      hipokrizia,mashtrimi,peversiteti,paaftesia,pabesia ,cinizmi,antivlera,antiqytetaria……jan mbledhur ne një.

      Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Meqense kam lypur vaksina per te gjithe popullin 3.000.000 VAKSINA.

    Vaksinimin Masiv neper qytete e fshatra do ta bejme neper STADIUME.

    Vaksinimi starton me kamerat e ERTV dhe NATYRISHT PREZENCEN TIME.

  • Zıgur Qarrı nuk te kuptoj per ty kısha nje tıp barcelete pak banale por qe te pershtatet ty se cdo gje e lıdhe duke ofenduar, Ne nje shkolle ıshte nje nxenes shume banal nga goja sa mesuesıt e kıshın bezdı me e pytur ne mesım,Nje dıte nje nga mesuesıt ı ben kete pyetje nxeneseve te klases Kush ma thote nje fjale qe te kete dy gj ane te Ky bertet e them une mesuese,Mesuesja ja jep fjalen Gjugjı mesuese,Mesuesja ja kethen me dashamıresı bravo te lumte e gjete,Nxenesı kercen Gjugj por hallatın e ka te m,,dh mesuese,Keshtu edhe ty kjo semundje te ka kapur,

  • Rama e beri vete i pari vaksinen, pastaj familjaret e tij dhe pastaj “personalitetet” qe kane bere “filma te bukur”. Sa me i bukur filmi aq me shpejte vaksinimi. Ky eshte parimi i D’rames. Edhe nje qendrim i thjeshte tregon sa e veshtire eshte te beje gjene e duhur per nje politikan shqiptar.

  • Edhe me shembullen e Rames vazhdohet deri tek shoferi qe vaksinohet jashte cdo kriter vetem se eshte shofer i Bratajt!

    • Brataj ka shofer?!
      Qe paguhet nga borderoja publike?!
      Po pse??

      Si pune e Piperos qe per covidin u dergua ne spital italian me shpenzimet publike?

      Mender komiteti eksperteve, gezon privilegje fale pandemise. Ku paske qene o covid-19? Shyqyr qe erdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *