Merkel sfidon presidentin Trump, kritika para samitit të G20-ës

Gazeta Dita

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sfidoi sërish sot presidentin amerikan, Donald Trump, para një samiti të G20-s në Gjermani që njoftohet se do të shoqërohet me tensione, duke kritikuar qasjen e tij proteksioniste dhe tërheqjen nga marrëveshja për klimën.

Në një deklaratë në Bundestag për objetivat e këtij takimi të drejtuesve kryesorë të planetit, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Hamburg, kancelarja gjermane është rezervaur të citojë emrin e presidentit amerikan.

Por, ajo nuk ka lënë dyshime për shënjestrën që kishte.

“Asnjë nga sfidat e mëdha ndërkombëtare nuk njeh kufij, për këtë arsye, sot, më shumë se kurrë, ata që besojnë se mund të zgjidhin problemet e botës nëpërmjet proteksionizmit dhe izolacionizmit bëjnë një gabim të madh”, theksoi ajo.

Kancelarja vendosi si objektiv të takimit, ku do të marrin pjesë gjithashtu presidentët, amerikan dhe rus si dhe drejtuesit e G20-ës, të tregojnë se i kuptojnë përgjegjësitë e tyre për mbarë planetin dhe se i marrin përsipër.

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit, shumë të mirë në epokën e Barack Obamës, janë tendosur që kur pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga Marrëvesha e Parisit për luftën kundër ngrohjes klimatike dhe mbajtjes së një fjalimi proteksionist përsa i përket tregtisë.

– Mosmarrëveshje të dukshme –

Donald Trump kishte si shënjestër veçanërisht Gjermaninë dhe eksportet e saj të makinave drejt SHBA-së, që ai i konsideron të tepërta dhe i la nën kërcënimin e taksave doganore.

”Për klimën, mosmarrëveshja me SHBA-në është njohur dhe nuk do të ishte e ndershme ta fshihnim. Në çdo rast, unë nuk do ta bëja”, theksoi Angela Merkel.

”Evropa është më e vendosur se kurrë për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike pas tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshka e Parisit dhe Marrëveshja e Parisit nuk është e negociueshme”, konfirmoi ajo duke hedhur poshtë ofertën për një diskutim tjetër të administratës amerikane.

Samiti i G20-ës i ekonomive kryesore botërore, që përbën tre të katërtën e tregtisë botërore, njoftohet si një prej më konfliktualëve të këtyre viteve të fundit.

Përballë çështjeve të vështira me Uashingtonin, kancelarja mblodhi sot në mesditë disa drejtues evropianë, mes të cilëve presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike Theresa May për të formuar një front të bashkuar.

Sipas disa burimeve diplomatike, punimet parapërgatitore të G20-ës për të arritur një deklaratë të përbashkët duken deri tani shumë të vështira.

Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel akuzoi Uashingtonin për vullnetin për sabotim.

– AntiEvropë –
“Nuk ka strategji antiamerikane dhe sigurisht jo nga ana e qeverisë gjermane, por ka strategë amerikanë që planifikojnë një politikë antiEvropë dhe antiGjermani”, theksoi ai.

Autoritetet gjermane kanë zbuluar se Donald Trump ka zgjedhur, një ditë para G20-ës, të shkojë në Poloni në një takim të Evropës Lindore ku shumë, ashtu si Hungaria, kundërshtojnë linjën e Merkelit në Evropë.

“Ky është një qendrim mjaft i zakonshëm i diplomacisë amerikane duke luajtur me ndarjen mes evropianëve, mes Lindjes dhe Perëndimit dhe e imagjinoj që kjo i pëlqen shumë Trumpit”, theksoi Jean-Dominique Giuliani, president i fondacionit ”Schuman”, i specializuar për çështjet evropiane.

Për t’i bërë ballë, Angela Merkel mund të mbështetet në dinamikën e gjetur në marrëdhënien me Francën që prej zgjedhjes së Emmanuel Macron, edhe pse një formë e kompeticionit të lidershipit në Evropë ka filluar të krijohet mes dy drejtuesve.

Presidenti francez do të arrijë dy goditje diplomatike duke bërë të mundur vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në Paris dhe duke arritur pjesëmarrjen e Donald Trump në ceremoninë e 14 Korrikut.

“Me Macron, Francë është rikthyer, ka një riekuilibrim, që ishte i nevojshëm në marrëdhënien me Gjermaninë, pas një periudhe të dominimit pa ndërprerje të Angela Merkelit në Evropë”, nënvizoi Giuliani./Nga Yacine Le Forestier/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *