Kancelarja Angela Merkel, gjatë një interviste të dhënë për ZDF, ka folur për azilantët e shumtë që kanë mësyrë Gjermaninë muajt e fundit.
Ajo thotë se nuk mund të jepet azil, thjesht se në Gjermani ka shans për punësim.
“Nuk mund ti japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim.
Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil”, tha ajo.
“Vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik.
Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë”, vijoi ajo.
Merkel tha se “duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës”.
Kjo, pasi në Gjermani ka debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.
