Merkel: Të rinjtë në Europë nuk kanë të ardhme

Ornela

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi sot se Evropa aktualisht nuk është një vend me të ardhme për të rinjtë ku shkalla e papunësisë arrin në 30- 40% dhe kanë më pak besim në gjetjen e një pune. Për ta përmbysur këtë situatë, drejtuesja gjermane propozon “ekonominë dixhitale si motor i rritjes së BE-së”, të vetmen mënyrë të aftë të gjenerojë vende të reja pune. Merkel, e cila hapi Forumin “Dixhitalizimi i Evropës” që mbledh në Berlin përfaqësues multinacional të teknologjisë, ekspertë nga bota dixhitale dhe përfaqësues të qeverive të ndryshme, tha se 90% e punëve të reja në një botë të globalizuar krijohen jashtë Evropës dhe se angazhimi për teknologjinë dhe dixhitalizimit “nuk është një mundësi, por një domosdoshmëri” për ta përmbysur këtë situatë. Kancelarja tha se duhet të përshpejtohet Axhenda dixhitale evropiane  dhe të mbyllë një rregullore globale që lejon zhvillimin e projekteve të sipërmarrësve, duke nxitur rrjetet e gjeneratave të reja dhe duke siguruar  aksesin në internet në të gjithë popullsinë pavarësisht se ku jeton ajo. Merkel theksoi gjithashtu se administrata, kompanitë dhe universitetet duhet të punojnë së bashku për të tërhequr investime në teknologji, në industritë tradicionale si mekanika, kimia apo transporti që të gjenerojnë punë për të rinjtë. “Industria 4.0 është mundësia e vetme që Europa të rimëkëmbet”, tha kancelaria.

Share This Article
1 Comment
  • DUHET TE LESH TREGUN E LIRE TE BEJE PUNEN E TIJ, E JO TE JAPESH PARA BADJAVA PER CDO TE FALIMENTUAR QE TE DEL PERPARA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *