Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se qeveria e saj mund të “mendojë përsëri” për raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Turqinë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.
Gjithsej 12 shtetas gjermanë tashme janë në burg në Turqi dhe ballafaqohen me atë që Berlini i cilëson si “akuza politike”.
Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh, raporton Rel.
Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për perfshirje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur mbrëmë në një tubim biznesor në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka “baza juridike” për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për “akuza politike”, dhe nëse të burgosurit nuk lirohen së shpejti, Berlini do të “mendoj përsëri” për raportet tashmë të tensionuara me Turqinë.

PELLIT MOJ SHOQE PELLIT.
NE FUSHATE TE TURQISE NUK LE GUR
PA LEVIZUR KUNDER ERDOAN.
PRITE PERGJIGJEN TANI.
PERPARA ERDOAN,
GJITHE SHQIPETARET JANE ME TY
ALLAHU EKBER.
ALLAHUT I TAKOJNE TE GJITHA FALENDERIMET
PJESE E KETIJ ULTIMATUMI ESHTE EDHE
OFENDIMI QE JU BE MUSLIMANEVE
NE SHQIPERI PER FALJEN E KURBAN BAJRAMIT.