Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë.
Në një intervistë dhënë televizionit ARD, të dielën, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.
Ajo gjithashtu tha se Evropa nuk mund ta lejojë Greqinë, një vend që së fundmi ka pranuar një ndihmë të madhe nga BE-ja, që të shkaktojë “kaos”, duke i mbyllur kufijtë e saj, raporton Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, Merkel shtoi se ajo është “shumë optimiste” që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe të përballet me krizën.
“Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Merkel.
Liderët evropianë dhe ata turq pritet të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.

Kanzelarja ishte e vetmja kryetare shteti qe doli me devizen Mikpritje per Refugjatet. Duke qene dhe kreu i shtetit me te fuqishem ne Europe, imponoi dhe te tjeret ‘ Mikpritjen “. Por ama, ajo e shpiku kete Mikpritje-Dyershqyerje deri ne mbarim te afrikaneve apo aziatikeve te portat e Europes. Kujtoi se do futej ne histori si Nene Tereza Nr-2, si Nena e klandestineve. Sot, po shihet qarte ku e coi egoja personale e Kanzelares mbare Europen. Ne kolaps katastrofik asfiksije nga vershimi pa fund klandestin. Mikpritja u be Krize. Kriza po behet Anarki deri ne Kapitullim. Tani Kanzelarja kerkon Unitet. Si mjet ku te fuse koken e te shpetoje duke u fshehur mes te tjereve. Ne fakt, sistemi politik liberal-anarkik ja garanton fshehjen. Se nuk njeh pergjegjesi personale, vetem kolegjiale. Por nuk e shpeton dot Kanzelaren me as ZOTI. Europianet do dijne mire ta mbajne mend shkakun e shkaktaren e Anarkise ne Europe. Do dijne dhe te ndeshkojne fort politiken anarkike qe pjell Anarki me vello liberale. Koha po therret fort nje shpetim politik, per te shpetuar Europen e per te ndeshkuar te sotmit politikane fort.
OKB C’THOTE?
Z.Merkel ka te drerjte por problemi irefugjateve, s’eshte vetem per Evropen, eshte edhe per ato shtete qe s’kane pranuar refugjate,ndaj eshte problem edhe per OKB-ne.