Merkel viziton Athinën, masa të forta sigurie

Leda Hysa

Kancelaria gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Athinën, në një lëvizje të fundit për të bindur Athinën që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, por edhe për t’i dhënë një shtysë marrëdhënieve greko-gjermane, tashme që vendi doli prej programeve monitoruese të trojkës europiane.

Duket se veç kësaj, kancelarja gjermane, i sjell edhe një paketë ndihme ekonomike për Athinën zyrtare, si shenje mbështetje për kryeministrin Aleksis Tsipras, tashmë që vendi është më pranë se kurrë një krize politike, mbas kërcënimeve të Panos Kamenos, partnerit të koalicionit qeverisës në vend, i cili ka një shumicë prej vetëm 151 votash në Parlamenin prej 300 deputetësh së Athinës, se do të largohet prej koalicionit, nëse kjo marrëveshje do të shkojë në Parlament në muajt në vazhdim.

Berlini kërkon që Athina dhe Shkupi të mbyllin marrëveshjen mes tyre, çka do t’i hapë rrugë integrimit euroatlantik të Maqedonisë, ndaj dhe mbërritja e Merkel në Athinë, konsiderohet si një mision pothuaj i pamundur, pasi largimi i Kamenos nga qeveria, mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, dhe sondazhet më tepër se kurrë, janë në favor të opozitës se Nea Dhimkratia, e cila ka deklaruar se vota e saj do të jetë kundër nëse ajo mbërrin në parlament në mesin e janarit.

Merkel do të mbërrijë në Athinë rreth orëve të pasdites, ku do të takojë krerët e shtetit, si dhe biznesmenë dhe krerët e korporatave vendase.

Për ruajtjen e sigurisë janë caktuar më shumë se 2000 policë, si dhe janë parashikuar masa ekstra sigurie, si mbyllje stacionesh te metrosë së Athinës, apo devijim të lëvizjes në qendrën e kryeqytetit helen.

Edhe ose policia nuk ka dhënë leje për tubime, grupimet ekstremiste të majta dhe të djathta, kanë vendosur që të protestojnë në zonën shumë pranë vend takimeve të kancelares gjermane me liderët politike dhe presidentin e vendit.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Sot kudo ku vete kjo plaka e Berlinit, shoqerohet me masa ekstra sigurie! Kjo ndodh per ta mbrojtur nga “dashuria” qe ushqejne europianet per kete shkaktare te krizes se ketij qe akoma e quajne Unioni Europian por qe fale plakes Berlinit u shnderrua ne Unionin Afro-Aziatiko-Europian.

  • A:W:….@…
    Nuk jane gjerat aq te thjeshta sic kometoni ju .Permendni me lart , se Merkel ,e ka kthyer unionin Afro :Aziatik .E para nuk eshte fajtore Merkel per rremujat qe ndodhin ,neper bote dhe e kam fjalen per ne Siri ..Jane interesat me te medha ,dhe jane mbi te gjithat ekonomike ,ku po te dilte Merkeli sic e komenton edhe ti ,te mbyllte kuiijte ,do humbte shume tregje me bereqet te madh sidomos ate Amerikan .Besoj se me kupton ,sot lufta behet per para ,ku Gjermania ,ka nje papunesi gjithmone ne renie ne % dhe ekonomia me Merkel eshte me ngjitje maramendese Eshte kollaj te mbyllesh kufijte ,por as edhe nje njeri qe mendon si ju ,nuk e kupton embargon qe mund te bejne shtetet me potence ,ku nga keto shtete ,vijne nga eksportet gjermane miliardat e Eurove ,jo ne vit ,por ne muaj ne kasen gjermane qe ka nje bum te jakonshem industrial ,te nje cilesie ekselence ne bote ,. .Sot behet lufte ,vetem me ekonomi dhe jo me mbylle kufijte me brutalitet ,kane ndryshuar gjerat ,i dashur..Besoj se me kupton ,dhe mos e kupto bardhe e zi .Sinqerisht ,ne skemi kapacitet te shikojme e te kritikojme kryem Gjerman,kushdo qofte ,sinqerisht ,fut edhe vehten time ketu si dhe ju . Megj ate ,te uroj gjithe te mirat ,te lutem .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *