Merkel zhvillon sot konferencën e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Ornela

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet që sot të zhvillojë konferencën e saj të fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi u paralajmërua ditën e djeshme nga vetë Merkel, e cila gjatë një konference tha se edhe pse takimi do të zhvillohet online, ajo është e gëzuar që do të vijojë bashkëpunimi me kryetarët e shteteve dhe qeverive nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Merkel kujtoi ditën e djeshme përgjegjësinë e BE-së dhe të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke thënë se vendet e BP janë pjesë e Europës.

Ballkani Perëndimor është një pjesë e Evropës, ku nuk janë shëruar ende plagët e luftrave të viteve 90-të, e dhunës ndër grupet etnike. Por: Në Gjermani jetojnë edhe shumë shtetas, që i kanë rrënjët e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, kujtoi kancelarja Angela Merkel.

“Për mua është mëse e qartë: Ne, shtetet anëtare të BE-së, jemi shumë të interesuara për një zhvillim paqësor dhe të mirë të Ballkanit Perëndimor. Dhe ne kemi një përgjegjësi që të angazhohemi faktikisht për këtë“, shtoi Merkel ditën e djeshme.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ballkani eshte sot ne kte gjendje absurde ,kur kto Xhonglere te Mashtrimive , (BE)

    i kane sjelle dhe ngujuar ,fal Politikave Luftenxitese te BE-se ,
    nxitjen e Konflikteve dhe Gjenocideve ne Ballkan ,
    jane Prodiúkt i Politikes Europiane ,

    konflikte qe vazhdojne ala sot , Antihumanizmi qer ka mberthyer e degjenruar Popujt e Ballkanit ,
    armiqesia midis vendeve te Ballkanit ,

    menaxhohet nga Europa .

    Tani per cfar flitet ktu ???

    BE-se i mungon Shpirti Njerezore per te sjell ate qe pretendon ne Ballkan .
    A nuk i beri Europa Corb Kufijte e Europes dje ?
    Perse ?

    Sigurishte qe popujt e Ballkanit te jetojne perjetesishte ne Konflikte .
    Lerini brockullat egersira me me Kostume e Kollare .
    Juve ju Mungon Shpirti Njerezore ,per te sjell Paqen e
    Normalitetin qe ju e zhduket nga Ballkani .

    Basta !
    Keni 30 -vjet qe recitoni te njeten Strofe dhe tregoni

    te njejten Proverb .
    Ndoqet shqiptaret nga Europa dhe sollet Aziatiket e Afrikanet ,

    nderkohe qe Integrim do te thote bashkpunim ,pjesmarrje ne shoqerine Europiane ,njohje nga afer e shoqerise ,
    mbeshtetje te gjithaneshme ,

    jo Distancim
    jo diskriminim ,
    jo perjashtim .

    Si mundet te jeni kaq Hipokrit dhe te pafytyre perball popujve te Bllkanit ,

    kur per gjithcka ka ndodhur e ndodh sot ne Ballkan

    jeni ju Autori i luftrave ,i krimieve i Gjenocideve , per te cilat nuk doni ti diskutoni kurr madje i leni ne menyren me banale ne Harrese .

    ( popujt e Ballkanit vecanarishte Shqiptare jane duke u marre me shkrimet e Marcel Prusst -ne kerkim te Kohes se Humbur )

    por kjo s’ju intereson,, arroganca e te Fortit ju ka mpir llogjiken njerezore , dhe per nji Refleksion ,as qe nuk behet fjale ,kur shikon se si marshojne Politikat tuaja Neifashiste ,
    ju ngeleni Hipokriteve te pandreqshem .
    vfc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *