Mero Baze, favorit në garën për kreun e bordit të RTSH-së

editor

Komisioni i Medias dhe i Arsimit, ka dëgjuar katër kandidaturat për kryetarin e bordit të Radiotelevizionit Shqiptar, një pozicion kyç për strategjitë që do të ndjekë ky televizion publik. Mes kandidaturave janë gazetaret Mero Baze dhe juristi Kristaq Traja. Kandidatet kane paraqitur vizionin e tyre per ndryshimin e ketij televizioni publik, i cili ka nje buxhet prej me shume se 10 milionë eurosh çdo vit. Platforma dixhitale, fuqizimi i gazetareve, si dhe rritja e programacionit me emisione bashkekohore ishin disa nga pikat, ku u ndal gazetari Mero Baze.

Me fjalë është nje ent publik, por nga pikëpamja juridike trajtohet si një ndërmarrje shtetërore me paga të shkallëzuara sipas sistemit qeveritar dhe duket sikur televizioni është në garë me administratën. Në fakt televizioni është në garë me televizione të tjera dhe për këtë arsye është e domosdoshme dhe këtu është vendi i duhur për ta thënë, që Parlamenti shqiptar të ndërhyjë tek statusi i TVSH-së. Kompetencat menaxhuese të televizionit të jenë të tilla që televizioni të ketë mundësi të paguajë gazetarë të mirë, siç i paguan tregu privat, pra të jetë një treg i hapur gazetarësh, të ketë mundësi të blejë programe të markave ndërkombëtare, njësoj siç blejnë televizionet e tjera“, tha Baze.

Pritet qe Komisioni te dalë me emrat fitues te kandidateve per Keshillin Drejtues te RTSH-së. Dy emra finalë do votohen në Parlament.

Share This Article
45 Comments
  • Mero RTSH-ja eshte televizion publik dhe te drejtosh ate duhesh te kesh mendje te kthjellet, ke guxim, ke aftesi ke dhe deshiren, keto i ke dhe sti mohoj, por je edhe hakmarres.
    Per nje gazete private e ke staturen por per nje televizon publik, pa te fyer sben.
    Nga kater kandidatet, vetem dy njoh, Mero Bazen dhe Kristaq Trajen.
    Duke e njohur personalisht Kristaq Trajen, do te isha shume i gezuar, po te zgjidhej ai, ka nje kulture teresisht europiane perendimore, eshte njeri teper i kuptueshem me njerezit, eshte apolitik, natyrisht dhe nje jurist i shkelqyer.

  • Meqe Horri i bulevardit nepermjet nje komenti shume te hapur e te sinqerte voton kunder Mero Bazes une do te sugjeroja te votohej me internet ose SMS njera nga te kater kanditaturat.Ne TVSH duhet paanesi dhe kam frike se a do te mundet zoti Mero?TV publik duhet ti kthehet publikut dhe reklamat shteterore nuk ka pse tu jepen TV publike kur dihet qe TV publik ka nje siperfaqe te mbulimit te teritorit me te mire se te tjeret.Te pakten reklamat me vidio ti jepen me ligj tv publik.A nuk mbahet ai me taksat e publikut?Reklamat shteterore tek tv private jane burim i paster korrupsioni.

  • 1. Kristaq Traja eshte personalitet i Drejtesise (shih: Fjalor Enciklopedik Shqiptar 2″ (2008). Ai duhet te ruhet per te marre ne dore poste nga President i Republikes deri tek Kryetar i Gjykates se Larte e te tjera gjykata te rangut me te larte ne kupolen e re shteterore.
    2. Eshte e vertete qe Mero Baze eshte hakmarres, deri sa bllokon edhe komentuesit e gazetes “TemA” qe i bejne ndonje verejtje shoqerore rreth figures se tij si gazetar. Por duhet thene se tashme Z. Baze eshte nje personalitet i spikatur ne median shqiptare, i nje niveli te kalibrit boteror, i lindur dhe i perkushtuar me jeten e tij ndaj shtypit e radio-televizionit. RTSH ka 23 vjet qe pret nje reformator profesionist si Mero Baze.

    • Pikerisht kesaj i meshoj une, se mos ai vend qe eshte shume i rendesishem, e ben hakmarres.
      Sa per guximin dhe nivelin kulturor, nuk ja mohoj.
      Ne fakt kjo eshte nje kritike miqsore.
      Per zotin Traja, je shume i sakte, i duhet drejtesise shume nekete moment, por spo shohim asnje hapsire per zotin Traja.
      Per kulturen te siguroj njoh zotin Baze, njoh zotin Traja, Kristaq Traja qendron shume me lart si per intelekt, si per kulture europiane petendimore.
      Sdua te fyej Meron, por dua te jem i sakte, ne mendimin tim.
      Ndihma qe meriton Mero Baze, eshte te demshperblehet, per humbjet qe i beri pushteti berishian.

      • Kristaq Traja eshte i perkedheluri i pushtetit, fillimisht i Berishes dhe me pas i Nanos. Vitet me te veshtira per shqiptaret ai i kaloi ne luksin e Europes, gjasme perfaqesonte shqiperine ???!!!
        Qe te meritosh postin e drejtuesit te RTSH – Institucionit me te madh mediatik publik, duhet te kesh dhene kontribute te konsiderueshme publike, te jesh nje ze qe te te njohe publiku .
        Me thoni sa e njeh populli si personalitet te drejtesise, c’ka bere ndonje veper te madhe juridike, ndonje liber, ndonje kod apo ligj te madh e te rendesishem ? Apo njihet si sekser ?
        Me mire te jete Merua sepse ka provuar qe nuk ben njeri mik dhe besoj se do tja ktheje TVSH-ne taksapaguesve.

        • dukesh sikur je merua qe flet per Meron( shume si stili i meros). Po, Merua eshte jo nje cike, por shume hakmarres. Dhe po i hyre ne radarin e hakmarrjes te shtrydh si limon( e ka treguar me ish mikun e tij berishen). Gjithe komentuesti me kapacitet i jane larguar, dhe lejone komente ne gazeten e tij qe jane te nivelit me te ulet dhe antishqipetare qe mund te behet, dhe prandaj ka aq klikues, se tek merua mund te besh cfaredolloj komenti qe te do qefi duke perdorur fjalorin me vulgar qe mundesh, dhe nuk ta shuan komentin, por po bere koment me vlere, dhe t’i drejtohesh atij direkt, jo vetem ta shuan komentin edhe pasi eshte postuar, por edhe ta bllokon nikun qe te mos mundesh te komentosh me.

          Fatkeqesi nqs do te zgjidhet ky njeri hakmarres deri ne vdekje. Lereni tek Tema te shfryje inatin me salen( te cilit ja ben paq se ja di te gjitha yçklat), inat qe s’do i shterroje deri sa te futet ne varr. Per kete nuk duhet te jete ne krze te ketij institucioni.

  • Mendoj se , Mero Bazes nuk i mungon kurajua por edhe fantazia ne shkrimet e tij . Shoqeria jone ka nevoje per individ te ketij formati,por do ti thosha te ket kujdes nga “cadra ” e pushtetit por te jete i pa varur nga ato qe ka nder mend te bej !

  • NEVER MERO BAZE ON PUBLIC TELEVISION

    Perveç shkrimeve te tij, perveç Gazetes Tema online te bllokuar (provoni te kopjoni dy rrejshta komenti) e per me shume ne intervisten e tij tek Jamais Vu tek Oranews me Nano gojeqepurin, ky personazh i zbritur ne Tirane nga moçalet e Myzeqese perben rrezik per TVSH-ne dhe ne pergjithesi per tere shoqerine shqiptare te se ardhmes.
    E para eshte pjese e grupit te perzgjedhur ne planin “Podgorica” te Elez Biberajt, qe aq shume dem i solli e po i sjell vendit te shqipeve.
    E dyta Televizioni Publik Shqiptar ka nevoje per progres, ka nevoje te jete modern, ka nevoje te rinovohet edhe nga ana teknologjike, aftesi per te cilat vete Mero Bazua nga fshati Moçal i Lushnjes thote se nuk ka haber: -A ke menduar te jetosh jashte vendit – e pyeti Nanua – jo, I tha nuk di si te jetoj atje!!
    E treta edhe pse ne aparence duket si progresist, ne thellesi te mentalitetit te tij dikush tjeter i ka rrenjosur ide tejet shoviniste, nazi-skiniste te nje ekstremizmi antishqiptar te serbo-malazezuar.
    Ky zhgenjim human ve shenjen e barazimit mes satrapit Enevr Hoxha, veprimtarise armiqesore te tij per tu pasuaruar ne kurriz te popullit, duke hapur depozita sekrete ne Zvicerr ku me se fundi ju dha strehim politik te birit dhe ne Amerike me prestuesh emrash shqiptaro-amerikanesh te vjeter – dhe popullit shqiptar qe u gungaçua per nje jete me te mire dhe ndertoi hidrocentrale, shkolla, rruge, hekurudha, industri te lehte e te rende, zhvilloi arsim bashkokohor, krijoi ushtri e polici moderne per kohen dhe ajo qe eshte me e rendesishmja krijoi autonomine e drithrave dhe ushqimeve per vetevehten.
    ENVER HOXHA LUFTOI PER PASURIMIN E FAMILJES DHE RRETHIT TE TIJ TE NGUSHTE – POPULLI NDERTOI SHQIPERINE.
    Nje i torollakuar nga idete e synimet e serbo-malazezeve-amerikane krijon rrezik per stabilitetin ne rast te dhenjes se çelesave te TVSH-se.
    Edi AuNirthte Rama me mendje vyshkeri apo i urdheruar e ka bere nje here kete gabim fatal per te ardhmen, duke vene ne krye te ATSH-se nje tjeter “Podgoriçan”.
    As ne televizionet e provincave remote te vendeve perendimore nuk paraqiten ne debatet publike personazhe te ketij kallepi, injorante, keqedashes, kanuniste Leke-dugagjinore.
    Prandaj i them me plot bindje JO Mero Bazes ne Televizionin Publik Shqiptar !

    • Diku lexova se ishit fyer me M.Bazen sepse nuk lexonte komentet {nuk di pse duhet ta bej} dhe se cilesonte emigrant te frustruar qe rrine para kompjuterit pa ber asgje . Ne fakt meritonit tu thoshte me shume .

      E cilesoni si “grupi armiqesor” i Biberajt dhe mendoj se keni parasysh periudhen Nano ,kur ai u rreshtua ne krah te Berishes .Nuk e di cfare i sherbeu Meros ,por sigurisht nuk i solli asnje te mire dhe me vjen keq per te si njeri ,por di qe ne na sherbeu mjaft .Si permendni grupin Biberaj duhet te keni dhe sinqeritetin te permendni rrezikun sllavo komunist ku po rreshkiste vendi me djalin e adoptuar te Nexhmije Xhunglindit , pra Fatos Nanon .Ne kohen Nano ,ky vend ra ne degradimin me te keq qe mund te kete pare ndonjeher .Instaloi kulturen e berjes se lekeve pa ber asnje ore pune ,afirmoi mafjen shqiptare ne mbare boten ,ku tentakulat e saj shperberen breza te gjithe .Instaloi pushtetin kriminalo politik ne majat me te larta. Instaloi ngritjen ne poste qeveritare te shoferave dhe bodigardeve Rezultatet duken dhe sot .
      Persa i perket diskutimit te mocalit te Lushnjes ,faktit qe duhet te jete “rrace e paster’ ,besoj se ktu kuptohet kush e ka mentalitetin naziskin .
      Gjithashtu duhet tu kujtoj qe Bazja eshte ixhinier ,…jo meqense po flasim per “budallallekun” e tij .
      Nuk mund te konceptoj faktin qe dikush te shkoj ne vendin e punes pa cv ,por ne kte rast ,mendoj se cv si e Meros nuk ka .Jane te pakte njerzit qe sakrifikojne cdo gje per atdheun ,ne fakt te gjithe duan cdo gje nga vendi i tyre ,por si kembim bejne vetem komente ,ku shfryjne frustrimin e mosrealizimit te asgjeje ne jeten e tyre .Askush nga ju qe komenton ,nuk ka lene nje karrierre te shkelqyer prane Berishes ,askush nga ju ka qendruar ne krah te Berishes dhe nuk ka privatizuar gjysmen e Tiranes ,askush nga ju nuk ka thyer dhembet ,nuk i eshte pergojuar dhe brezi i trete nga rrospite e radhes ne pushtet .Askush nga ju ,ka kaluar shume vjet duke punuar 24 ore ne dite me frymen e vdekjes mbi koken e tij dhe te femijeve te tij …..dhe gjithe kete me dyshimin se kjo nuk do vleje asgje
      Te shkaterrosh jeten komode tenden dhe te ardhmen e femijeve ,shoqja Besiana ,jane te pakte ata qe e bejne .Jane aq te pakte ,saqe rezultati duket .Jemi popull sklleverish …prandaj u ‘gungacuat” gjithe jeten dhe realizuat …prodhimin e preshit .
      Nuk ja vlen diskutimi me ju ,jua thashe dhe heren e pare ,por ne fakt kto rreshta ja detyrohem Meros dhe uroj me gjithe zemer qe corapet e kuqe ,ti japin ate qe
      I DETYROHEN ,sepse ne fakt MERITON shume me teper .

      Horri ,duhet te vij turp qe shkruan ato rreshta tipik te nje njeriu apatik …emigrant
      te frustruar .Demshperblimi eshte edukata qe merrni andej nga jetoni …vlera e juaj matet me lek …por i dashur injorant ,nuk ka njerez me te varfer se ata qe kane vec lek .

      GOOD LUCK MERO ,RUAJU NGA RREZIKU “FRANGAJ ”
      [e megjithate dyshoj qe 2K do ju japi ate vend}

  • Nuk I njoh,por per Mero Bazen jam I sigurt se do ta kthente Tv shteteror ne nje top qe do dermonte gjithe armiqte e vet.

  • Lere,eshte e bere…
    Urime zoti Baze,ta gezosh kete institucion kaq te rendesishem.Jam i bindur qe do ja dalesh,je i zoti. S’di pse dua te te kujtoj ca vargje,(Do t’i them),Kan dale diku nga laberia jote,imja,laberia e te gjitheve :

    … Edhe TVSH e shtetit,
    fare s’sheh nga shqiperia!
    Gjith’diten nga bot’ e qejfit…
    darken ha tek qeverria!

    Eh moj TVSH e dashur
    do rrish gjat si refugjat?!
    kur do vish moj buze plasur,
    te shoc Shqiperin’ nje nate?!

    Ti qe ditke se ne xhungel
    rrojne aq e kaq gjallesa,
    S’ditke gje per shqiptaret
    qe po rrojn’ vetem me shpresa?!

    Ti qe ul e ngre avjona,
    Flet per Majkell e Ornela,
    S’ditke gje per kenget tona
    qe bota i quan perla?!

    Stop! Me filmat pergjerate…
    Lakuriqsis, qosh me qosh!
    Mosni, se na ndyte dhe grat,
    Shohem meshkujt, mbi shoshoq (!)

    Vishni kostumin kombetare
    jo dhe fare lakuriq,
    se dhe kafshes Perendia
    i ka vene nga pas nje bisht’!…

    • i harrove fotografite lakuriqe qe poston merua te grave dhe te burrave? Nxirre konkluzionin vete se cfare filma do te cfaqe………..

    • Arushit! Fjala jote ne vesh te Shqiptareve, Kush deshiron Sali kriminelin mbas Hekurave eshte dakort me mendimin tuaj.

  • Ben mire t’a qepesh ti moj bibe me emrin Besiana.Je totalisht e coroditur ne ate qe thua.Jane ata qe kemi zgjedhur qe do vendosin.Gjithsesi,Mero eshte nje gazetar qe ka njohur rritje e permiresime te thella ne vitet e fundit.E ka kuptuar se militantizmi nuk e con gjekundi nje gazetar,ka luftuar seriozisht e me guzim “kancerin”e ketij vendi qe quhet Berisha me kompani.Nuk do jete keq nese do zgjidhej.Juristi te drejtoje televizionin publik…duket si i paplote nga ana profesionale.

    • Kandidatët e tjerë nuk i njoh.
      Kjo Besian më duket ca hakmarrse dhe e nisur nga indicie personale.
      Unë as Meron nuk e njoh direkt.
      Ai është një gazetar i talentuar, bile ndër më të talentuarit.
      Nuk ka njëri që nuk gabon. Por ai që di të korigjohet shpejt dhe në mënyrë perfekte, sigurisht është i preferuar.
      Televizioni shteteror kërkon një njeri me vizion. Por dhe një njeri të talentuar.
      Merua është i tillë.
      Në së dikush niset nga këmbëngulja e Meros për të demaskuar Berishën, gjë të cilën ai e ka bere ne mënyre të përsosur, kjo është një meritë e tij.
      Ata që të rrahin, nuk mund tu puthesh dorën…
      MERO BAZE ËSHTË NJË PERSONALITET I GAZETARISE SHQIPËTARE QË DO TA MERITONTE NJË DETYRË TË TILLE.
      Mero është një demokrat i vërtetë me konceptet e arta të një demokracie perëndimore.

      • Zoti Vjosa dhash mendimin tim kunder Meros, jo se e kam inat, por se ne ate institucion, ne kemi kerkuar nje njeri teresisht apolitik, per dy te tjeret nuk dhashe mendim, se vertet nuk i njoh, ndoshta jane me temirese zoti Baze e zoti Traja, por Merua eshte njeri politik, qe eshte rreshtuar ne te dyja rastet ne kampet e te dyja partive dhe mbas zhgenjimeve qe vete Merua i di, ka dale shume ekstrmisht ne anen e kundert.
        Edhe per personin tim po te behej fjale, ta them une qe keshtu do te perflitesha, se jam nje kundershtar i hapur i Sali Berishes dhe ai institucion, kerkon njerez qe skane konflikt interesash, qe shkojne deri ne hakmarrje.

        • Këto janë thjesht mendimet tona, i nderuar. MERUA NË TË GJITHA RASTET KA DITUR TË NGRIHET MBI KONFLIKTET EINTERESAVE… Ata që e kanë në dorë këtë punë nuk besoj se na pyesin shumë mua dhe ty…
          Ku je ne Gjermani?… E kam fjalën në ndonjë zonë afër Austrisë?…
          Kam nderin të përshëndes komentuesin me aktiv të Ditës!…
          Respekt.

  • Pozicioni i kryetarit te bordit ne T.V shteteror ,eshte pozicion per gazetar,dhe ky pozicion eshte vetem per Z.Mero,cdo beje ky Kristaq Traja atje ,do zbatoje ligjet ,ai le te konkuroje per ndonje gjykate,shikoni vendin e punes se cfare profesioni kerkon,jo po te konkuroje dhe nje inxh.ndertimi.

  • Per Mero Bazen do votoja pa medyshje,eshte nga te vetmit gazetare qe ka guximin e nje intelektuali te vertete.Ka nje kthjelltesi ne mendime dhe çdo argument i tij eshte i padiskutueshem ose i mirepritur.Ai i perballoi me nje kurajo te pashembullt sulmet e nje pushteti antinjerezor dhe doli fitimtar.Jane te ralle gazetaret si z.Baze dhe besoj se do ti jape fytyre te re RTV Shqiptar. Urime paraprakisht!

  • Nuk do te zgjidhet Mero! Opozita ka te drejten e eleminimit te dy kandidaturave nga kater qe jane. Besoni se nuk do te eleminoje Mero Bazen…???

  • E shpreh me plot kofidence se z. Mero Baze eshte mendje e ndritur
    per te drejtuar RTSH.Mero Baze meriton shume me shume,vizioni I tij dhe trimeria jane te pashembellta.Ai eshte lab Tep,elene dhe jo nga ndonje vend tjeter sic predikojne forcat e erreta
    Lary

  • Mero Baze eshte tamam si ne fotografi : Nje megafon i Rames. I takon te jete ne krye te RTSH e me megafon ne dore te kendoje ” Edi Rama tungjatjeta se ne b.th tende postin gjeta”.

  • REMOVE THE BLINDERS WHILE DREAM-ing ON FLIGHT

    Nuk zure mend edhe nga kritika e Thanos, kokeqyperia te ka sterilizuar nga pranimi i realitetit ashtu siç te ofrohet, pa renje pikash e presjesh.
    Eshte aty, tek OraNews intervista shakallore e idolit tuaj, qenka edhe inxhinjer?!
    Sharabjkat e dikurshme, qe sot jane aq ne mode ne Rome dhe New Your city, terhiqeshin nga kopje kuajsh dhe per ti mbrojtur nga çdo gje qe i rrethonte i vinin sy-mbrojtese – paraocchi (ita) – blinders (usa).
    Keto jane nje kopie pjesesh prej lekure te qepura ne dy anet e testieres se kalit per ti penguar kendveshtrimin anesor, duke shmangur keshtu çdo shqetesim nga i cili mund te terbohen.
    Terbimi eshte ndjesi e kater kemboreve, po konstatoj me nje ndjenje dhimshurie qe shume e kane adoptuar si leitmotiv ne jeten e tyre.
    Nuk di profesionin tuaj real, se kete virtual te krimbave gjirizore veteprodhues e konstatoj çdo dite ne komentet qe beni, por per t’ju sqaruar me mire ta kuptoni per se behet fjale po jap disa shembuj praktike te perdorimit ne profesionet tuaja:
    – nese jeni saldatore (te me falin ata te vertetet) eshte venja e dy gjysma patatesh ne sy pas percellimit qe ju ndodh pas nje saldimi te gjate
    – nese jeni para vdekjes dhe mjeku ju rekomandon te beni banjo ne llixha per tu ambjentuar me eren e dheut, eshte rasti kur vendosni dy rrotulla kastraveci per te mbrojtur syte nga balta.
    – nese jeni qafoke dhe doni te drejtoni sadopak ate, eshte rasti kur perdorni protezat qafe-drejtuese
    e keshtu me radhe per profesionet tuaja te vyera te ednrrimtareve fluturues me sy-mrojtes te tipit sharabajkor.
    Mero Bazua juaj, jo me larg se dje publikoi 12 emrat e perfaqesuesve te Presheves ne takimin me çunin e Sules se Bushatit ne Ministrine e Jashtme.
    Ishte i vetmi. Te tjeret mund ta vertetoni vete dhane vetem lajmin e ketij takimi, qe duhej mbajtur sekret, sepse ne fund te fundit mund te konsiderohet edhe si nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit qe aq adhuron Mero Bazua juaj.
    Perse? Kam idene per te qene me gjitheperfshires (termi radikal shik i Bazes me shoke) ne njoftimin e shefave te tij pertej detit e ata serbo-malazeze per çfare po ndodh ne dem te interesave te tyre – bashkimi unisonor i te gjithe shqiptareve.
    Mero Bazua dhe kelysh-zagare-pellitesit e tij, ka qene dhe mbetet nje rrezik konkret per stabilite tin e vendit te shqipeve, jo tuajit endrimtare fluturues te BLINDUAR me sy-kale-mbrojtese.

    • Zoti Gushi, ju kam lexuar edhe here te tjera. Pavaresisht se perdorni emer zonje, duket qartazi (nga fjalori qe perdorni sidomos) se jeni nje zoteri i paguar per te nxire njerz, per te nxire ide dhe per te bere sherbimin ku lehni.
      Ty te vret syte fakti qe Mero Baze, pothuajse eshte faktor ne nivel vendi. Por Mero Baze ka qene faktor edhe atehere kur luftonte per nje demokraci sic e shpresonte dhe e besonte ai. Mero Baze ka qene faktor edhe me vone kur shkruante e luftonte kunder nje deokracie qe u shnderrua ne totalitarizem. Mero Baze permban te gjitha asetet intelektuale, shpirterore e te vullnetit per t’iu kundervene cdo force politike qe shkaterron vendin, qe shkaterron Shqiperine. Pra, juve qe lihni me para’ nuk mund ta kuptoni qe Merua nuk mund te lehe kurre per para’. Parate dhe mallin atij ia cduken, madje edhe jeten e tij e vune ne pikepyetje. Ai perseri shkruan, jo per forca te caktuara politike, por per njerz, per qytetare, per shtet, per Shqiperi, per komb.
      Ti s’mund ta kuptosh Meron. Ti vetem urren, nuk gjykon, nuk analizon. Fjalori yt tregon se vuan nga terbimet. Jo me kot e perdor kete fjale disa here. Por Drejtori i nje enti publik nuk mund te gjykohet nga terbimet e tua. Per fatkeqesine tende, do kesh fatin te terbohesh edhe me shume.

    • PER TY DY FLAGJELOR I LALES MERO

      U preket nga e verteta ju prodhime laboratoresh te jashteqitjeve njerezore. Edhe pse mbeteni te super mbrojtur nga moderatori (e beri artikullin gati te padukshem) perseri nuk mund te mos ju pergjigjem ashtu siç e meritoni.
      Keni te drejte: jam e paguar per çdo truk-heqje qe ju bej me nje monedhe te veçante qe quhet Shqiperidashesi qe nuk eshte kambuar e kurre mund te kambohet me dinaro-dollaret qe ju mbajne shpirtkeqesine gjalle, spiunllekun antishqiptar, shpindfund dhenjen armiqve tane serbo-malazezo-amerikane, babezine zagarore qe ju ka infektuar, ju merobazoviçeve te Beogradit antishqiptar.
      Jam teper e embel per te qene zoteria qe pretendon te jem, pak me shqeteson morrekruarja juaj.
      Mero Bazoviçi ka qene dhe do jete nje shthurje kulturore me degjenerim naziskinor e destinuar te shbehet deri ne qelize, bashke me ju portatore infektive te brucellozes abortus melitensis logomorfiane.

      • Ja fajlori yt zoti/zonja Gush:
        jashteqitjeve. shpirtkeqesine. spiunllekun antishqiptar. shpindfund dhenjen. babezine zagarore. infektuar. morrekruarja. shthurje. degjenerim. naziskinor. shbehet. infektive. brucellozes. abortus. melitensis. logomorfiane.
        Qe te mund te sherohesh nga terbimi qe te ka zene, ben mire te lexosh psikaanalistet e medhenj, te cilet kane vertetuar tashme se qeniet njerezore vuajne saktesisht vetite qe perdorin ne fjalorin e tyre. Psh. ty te vete mendja se jane te gjithe antishqiptare ata qe nuk bien dakord me ty. Nuk mund te thuash psh, qe une kame nje argument kunder, por shkon e mbrohesh me antishqiptarizem. Per fatin tend te keq, keshtu ti zbulon pikerisht nga se vuan: nga antishqiptarizmi.
        Keshtu do kuptosh se vuan edhe nga jashteqitjet, shpirtkeqesia. spiunlleku antishqiptar, shpindfund dhenja, babezia zagarore, infeksioni, morrat, shthurja. degjenerimi. je naziskin, je i shbere, je me brucelloze ne tru, je abortus (ti e di se me ke e ke patur), je melitensis, logomorfiane (mos merr edhe morfine?)

      • BANUES I FORCUAR NE ZOOPARKUN MEROBAZEVIÇIAN

        Ja pse prishni edhe bukurine e kesaj gazete online, ju banoret e forcuar te zooparkut merobazeviçian.
        Perdorimi kreativ i gjuhes shqipe le t’ju sherbeje ne kulturizimin e perdorimit racional te saj, qe ju papagallet e majmunizuar nuk mund te beni edhe pas nje coca-party gjithejetore ne Lazarat.
        Nje Mero Bazeviç qe duket nuk do kallauz – ja linku me intervisten e shemtuar:
        http://www.oranews.tv/puntate/mero-baze-ne-jamais-vu-27-shtator-2013/

        • Zonja banuese e parkut te kafsheve,
          Po te kujtoj edhe nje here se fjalori yt eshte vetja jote. Prandaj ju cilesoj si me siper. Me aq kulture sa ke ti duhet ta dish se “zoo” do te thote kafshe. Per fatkeqesine tende ti e perforcon pak me poshte kete identitet tendin kur kenaqesh me papagalle e majmune. Pastaj i ngaterron keto me coca-party! Shoh se qenkerke e dashuruar edhe me viç, sepse te pelqeka qe nje qytetar shqiptar me te cilin mund te jesh kunder ne mendim, ti e ben patjeter serb duke i shtuar prapashtesen “viç”. Duket se kushdo qe eshte kunder teje ne mendim, eshte vetiu edhe serb. Kjo do te thote qe ti i dashuron marrezisht serbet antishqiptare. Perndryshe nuk ka si spjegohet qe ne cdo dy fjale do iu referohesh vetem atyre. Pyete veten ne kushte sinqeriteti (jo kur je ne terbim sic je zakonisht) dhe do ta kuptosh sa i dashuron.

          • SOLIDARNOSH MES GAZETARESH

            Vazhdo te “gerricesh” gjithnje nen mburojen e moderatoreve te Thanos
            Desha te te kujtoj nje çast nga historia e vendit tim.
            Kur Ahmet Zogu me forcat mercenare serbo-kosovare te rekruatuara ne Prizren, hyri ne Shqiperi per te rrezuar qeverine e Fan Nolit, para se te binte ne deshperim shtazor e te kalonte çdo skaj te ekzistences humane, i dhuroi financuesve te tij treva te tera te banuara nga shqiptare dhe ajo qe eshte me tragjikja lejoi shperngul-shperbythjen e mijera galeoteve serbe (siç beri anglia me ameriken) ne MOÇALISHTET e Myzeqese.
            Mes tyre qene edhe merobazoviçet dhe nje limon-shtrydhure e bordeleve te Serbise.
            E nuk mund te dilte nje amebe me e deformuar se ti o grumbull qerpiçi, pas fekondimit moçalor aq shume produktiv mes merobazeviçeve dhe nje limoneje te shtrydhur.
            Urrejtja ndaj nesh shqiptareve te perhershem, nuk ka rreshtur te shpertheje me çdo mjet e ne çdo kohe.
            Prandaj i them JO Meros se Baziçeve ne TVSH-ne publike per te te kenaqur edhe ty o germadhe e krijuar mes ujrave te qelbura ne vitet qe lame pas.

          • Duket se je nje mocal ne shpirt, ne ndjenja, ne intelektualitet dhe ne filozofi. Pse do thuash?Sepse sic ta spjegova njeriu eshte cfare shpreh. Duket se njeh edhe bordellot, pavaresisht se te kujt jane. I njeh se ne fillim perdorje fjalen “sharabajka” e sot thua “pas fekondimit moçalor aq shume produktiv”. Domethene e njeh kete profesion. Po vazhdon te japesh identitetin e plote si pjese e kopshtit zoologjik, kete here me amebe. Je nje grumbull plehrash ideore. Ke induktuar ne veten tende urrejtjen, jo vetem se e perdor shpesh kete fjale, por se e gjithe filozofia jote eshte urrejtja. Po konkludoj me vete konkluzionet e tua (po ta kujtoj: njeriu eshte cka shpreh): Je nje “germadhe e krijuar mes ujrave te qelbura ne vitet qe lame pas”. Gjynah. Te ben mire te pyesesh veten kur nuk je ne kete ekstaze terbimi. Ka edhe rruge tjeter qe, per te identifikuar veten, te mos fyesh shqiptaret. Sepse nese shqiptaret me te cilet ti nuk je dakord, sipas teje qekerkan serbe, atehere me duhet te aludoj qe edhe ti je nje pjellje apo pjellese e kesaj filozofie antishqiptare?

  • Mendoj se do te jete nje fat i madh qe Keshilli Drejtus i RTSH-se te kryesohet nga i talentuari Mero Baze.
    Eshte nje gazetar qe e njeh median ne te gjitha qelizat e saj.
    Per mua,asnje si ai nuk eshte vene ne mbrojtje te interesit publik pas 15 marsit 2008, te kataklizmose ne Gerdec.I nxori rrenjet aferes shteterore kriminale te Gerdecit;me privacione te tmerrshme vetjake dhe familjare,si pasoje e luftes se tere shtetit brekedhjrere me te.Stoicizmi i Meros eshte per mua reference,per pregatitjen e gazetareve qe meriton publiku shqiptar
    Kur i ndjeri Ardian Klosi tentoi,si drejtor i RTSH-se, te vendose nje themel ne sherbimin serioz publik te TVSH-se ,ju sulen nano-kurvat dhe shpifen ndyresira per te dhe e zbuan nga drejtimi i ketij institucioni.
    Keshtu pra,qeverisja e “Rilindjes” do te me tregoje me zgjedhjen qe do te beje nese eshte ne anen e interesit publik,ne te cilen kontributi i z.Baze eshte i pashoq,apo,,,,,,

  • mero baze pervec te mirave qe ju thane me lart eshte trim.
    kujt ja mbante te demaskonte sali qenin, kur ,saliu vrau trebicken,ata 4 te shkretet me duar ne xhepa,i dogji makinene shume krime te tjera

  • Njeri i afte per te cpik skandale edhe aty ku ende nuk jane gjerat e njohura sa duhet.Eshte i shkaht per intriga.Mund te punon kudo qe eshte nevoja me ata te kuqet Komunist por eshte larg demokracise me fjal njeri i poshter.

  • kur Mero Bazia punoi si kujdestar I Saliut i injektoi aq shume ilac terbimi sa qe Saliu doli nga kontrolli.Nuk ka zot qe ta beje Sali Berishen njeri normal.Pra o shqiptare mos humbisni dhe piktorin me anen e Meros.

  • Te jesh gazetar i mire nuk eshte e thene te besh edhe punen e drejtorit mire. Ndersa e para kerkon, talent, guxim, mprehtesi, e dyta kerkon aftesi organizuese, koordinim, bashkepunim, njohje te problemeve te jetes dhe horizont te gjere kulture. Nje televizion shteteror mund te them se nuk ka aspak asgje te perbashket me gazetarine, edhe sikur, keto nuk i ben drejtori. Per mendimin tim vendosja e Bazes ne kete pozicion do jete nje humbje per gazetarine ku figura e tij eshte kaq e pelqyrer nga nje pjese e popullit dhe aftesia e tij per drejtim erresohet nqs. eshte e vertete qe eshte hakmarres. Mendoj ketu per punonjesit qe do jene nen drejtimin e tij. Sa per profesionin e drejtorit me duket se nuk ka nevoje te jete gazetar. Kush minister drejton ministrine sipas profesionit, po keshtu drejtore, rektore etj., etj.,
    Une personalisht do zgjidhja nje individ te arsimuar, me eksperience jete, eksperience nderkombetare, me kulture te gjere, dhe ide krijuese. Ndoshta kete mund ta propozoje me mire nga te gjithe kolektivi i RTSH. Pa hyre ne analizen e aftesive dhe figures se Mero Bazes me vjen keq qe gazetaria te humbase nje figure kaq te talentuar si ai. Ku do ta gjejme talentin tjeter te radhes ne kete fushe. Une them qe punen e drejtorit mund ta bejne shume njerez ne Shqiperi, por ate te Meros zor se gjen njeri, qe te njohe kaq mire Saliun dhe politiken shqiptare te ketyre viteve.

  • @komentuesit

    zonja dhe zoterinj, eshte bere i veshtire leximi i qete i komenteve tuaja. Filozofia kush, nuk eshte me mua eshte kundra meje i takon kohes enveriste. Ndodh shpesh qe komentet tuaja dalin nga tema per te cilen diskutohet dhe merreni me komentshkruesit, qe marrin guxim te dalin nga kuadri i lejuar per ta. O milet kuptoni se kemi te drejten e mendimit te lire. Nqs. mendimi im si pelqen kujt, le te me injoroje, le te jape mendimin e tij. Kush ka force te argumentoje do ti them faleminderit. Fanatizmi eshte cilesi e injorantit. Ne sna e ka fajin as Enveri as Saliu, se ne jemi vete te gjithe tirane qe e vrasim cdo fjale dhe mendim te cfaqur, qe nuk eshte njesoj si i yni. Toleranca nuk fillon nga tjetri por nga vetvetja. Une do toleroj mendimin dhe prezencen e tjetrit dhe jo te pres nga ai. Jemi qenie me inteligjence emocionale teper te ulet qe fatkeqesisht na zhvlefteson inteligjencen e mendimit. Ky lloj populli eshte i destinuar te jetoje ne n hijen e frikes se diktaturave si deri me sot. Ndoshta urtesia e mendimeve tuaja do te mund te triumfoje mbi karakterin e fanatikut. Uroj. Shpresoj.

  • Per te drejtuar nje TV – kombetare sot qe duhet te behet parapriresi i medjave te vendit duhet se pari vizioni i kohes plus ekperienca te verteta internacionale ne fushen e televizionit. Ketu nuk eshte puna per te ndertuar nje “kuti teneqe” per propaganden e nje partije apo te nje grupi te caktuar, apo thjjesht nje tribune hakmarjeje politike apo konkurencash.Mero Baze ka vlerat e tija te pa diskutueshme si gazetar qe ka hedhur driten ne nje kohe teper te eret e hakmarese agresive e brutale.Por ndertimi i nje televizioni ka te beje me esencialen e informacionit dhe transmetimit te tij apolitik nen kornizat e kombit futur ketu edhe eksperiencat qe kane te bejne me imazhin apo regjine , pra nukka te beje thjesht me gazetarine e shkruar e cila eshte vetem njera pjese e medaljes .Kjo qe thashe jo per tja ulur vlerat Mero Bazes qe e kam njojtur nga afer dhe e vleresoj ne menyre te pa diskutueshme .Uroj te behet me e mira per TVSH .

  • Baze ka nje angazhim si pakkush ne jeten Shqiptare duke u bere zedhenes i fuqishem i saj, ndersa Traja s’e kemi pare e degjuar te thote nje fjale te vetme per asnje problem. Si mund te kete dileme ne zgjedhjen e nje personi qe do te drejtoje nje televizion publik, mes atij qe e prin kete opinion me ate qe (ne rastin me te mire) e injoron ate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *