Mero Baze poezi dedikuar mikut të tij Olldashi në një vjetorin e ikjes

Dita

Gazetari Mero Baze, sapo ka nxjerr nga shtypi një përmbledhje me poezi nën titullin “Jug”, e cila synon të jetë një antologji e përzgjedhur e poezive të autorit, shumica e të cilave janë botuar në gazetat kulturore në vend.

Vendimin për të botuar poezitë e tij, e forcoi ideja për t’i bërë një homazh mikut të tij të rinisë, Sokol Olldashit, në përvjetorin e parë të ikjes, me të cilin e ka lidhur ngushtë profesioni i gazetarit, dhe një pjesë e rëndësishme e jetës. Në faqen e parë të librit ai i ka bërë një dedikim mikut të tij duke shkruar, “Sokol Olldashit, për ta bërë më të plot mungesën e tij në përvjetorin e ikjes”.

Ndërkohë poezia e fundit e librit i është kushtuar Olldashit dhe është një elegji plot dhimbje cinizëm dhe mall për fatin e tij politik dhe njerëzor.

Sokolit

Shpikëm ikjen tënde, kur të kishim zbuar

Në një natë pus, ku vetëm vdekja lëvizë

Kemi frikë të themi, pse shkove vet në varreza

Siç kemi frikë, pse varret të kishin zënë prit!

 

Shpikim vlera, që ndoshta nuk i kishe

Se na mungon heroi  brenda nesh

Kemi frikë të themi, vërtetë si ishe

Siç kemi frikë, atë që ishe vërtetë.

 

Shpikim zënka, që me ty s’i kemi bërë

Për të të kërkuar falje, tani që nuk je

Kemi frikë të themi, se nuk u zumë kurrë

Siç kemi frikë, se mund të ziheshim vërtetë.

 

Shpikim vese, që ndoshta nuk i kishe

Për pije, çmenduri dhe gra

Kemi frikë të themi se ike pa arsye

Siç kemi frikë të themi, se arsye ka.

 

Shpikim histori që s’i kemi jetuar

Për të mbushur boshllëqet, që krijuan të tjerë

Kemi frikë të themi, që nuk i jetuam

Siç kemi frikë, se s’do t’i bënim vërtetë.

 

Shpikim armiq, që ti nuk i kishe

Për të parë, sesi i mundje në betejë

Kemi frikë të themi, që ti s’doje luftë

Siç kemi frikë të themi, se lufta qe në derë.

 

Shpikim besnikë, që ti nuk i kishe

Për ta bërë të shëndrij ikjen tënde

Kemi frikë të themi, që po të linim vetëm

Siç kishim frikë lodhjen tënde

 

 

Të shpikim ty, sa herë jemi vetëm

Dhe nuk e shpjegojmë dot çfarë ndodh rreth nesh

Kemi frikë të themi, se bota do qe ndryshe

Po aq frikë, se ti mund ta bëje “më përshesh”.

 

 

Ngrihu tani, mos rri gjatë aty!

Asgjë nuk të shpëton nga çfarë kemi shpikur

S’na duheshe shumë, kur ishe mes nesh

Të ribëmë, se na duheshe, tani që ke ikur.

 

Tallu po deshe me ç‘të kemi bërë

Siç talleshe me veten dhe jetën e parë

Me frikën tënde nga qiejtë dhe qentë

Që dhe në këtë jetë nuk të janë ndarë.

 

Ngrihu, se tani s’je më ai i pari!

Të ndryshuam, të bëmë, siç na duhesh tani

Kemi frikë ta pranojmë kush vërtetë prehet tek varri

Por më frikë kemi talljen nga ty.

MERO BAZE

 

Share This Article
18 Comments
  • Do beje mire o legen te beje nje poezi me titull ‘Shqiperia 1997’
    Te kujtohet?Atehere e quaje te zezen te bardhe.E kishe mire atehere me Saliun.
    Villje vrere kundra popullit te ‘Zeri i Amerikes’.Tani shoh qe je bere i ndjeshem dhe thur vargje.
    Ndyresire

    • Pershendetje Meros!
      Nje poezi e mrekullueshme!
      E lexova dhe e rilexova disa here.Dhe sa here e rilexoj ndjej Boten e madhe te Njeriut, Detin e pafund te deshperimit per nje mik, nje koleg , i cili edhe pse teper i diskutueshem dhe shpesh here mister ne jeten e vet, ne karakterin e vet, Poezia jote Mero na e bie realisht , ne gjithe kompklesitetin e botes se madhe dhe te pafund te Njeriut.
      Nuk e dija Mero, se ti qenke nje talent ne Poezi.
      Dy fjale per Ko entuesin e mesiperm, me nicknamen “erion”….
      Ti “erion”, qenke vertet nje c i n i k….i pakorigjushem.
      Ne se Mero dikur ne fillimet e tij ka bere gabime, qoft dhe teper ge kritikueshme, kjo , e pare ne gjithe veprimtarine e tij, sidomos ne evoluimin e vet, eshte nje Njeri dhe nje G a z e t a r, nje analst i holle i Realitetit shqiptar, per tu admiruar!…
      E ku gjen sot njerez pa gabime?
      Njerez ideale nuk ka.
      Por ndyresire e vertete eshte ai qe ben ndyresira dhe nuk di ose nuk do te korigjohet.Mero, ne fillimet e tij, ne se u rreshtua krahe Berishes, per mendimin tim, por dhe shume te tjereve, u nis nga Era e Re e Demokracise, e Ndryshimit qe po frynte ne Shqiperi….
      Kur pa se kush ishte realisht Paranojaku dhe Genjeshtari M i t o m a n, Sharlatani dhe Kryekrimineli, u distancua …. dhe jo vetem u distancua, por e vuri ne shenjester te Penes se vet te mprehte dhe demaskoi pa m e s h i r ë , si rralle shqiptar tjeter!…
      Dakord @”erion”???…
      Keshtu siç shkruani ju, tregoni se je nje kal karroce i pakorigjushem….nuk te them ndyresire, se nuk te njohe direkt, por cinizmi dhe urrejtja jote patologjike duken qart edhe ne keto dy rreshta qe ke shkruar…

      • Po po,,,por Merua duhej te ishte ne vend te Frangajt,,,dhe kur maloku e hodhi nga kali,,Merua u merua

        Nuk i ditke ca gjera miku im Vjosa

      • Eren e re te demokracise dhe te ndryshimit ku e pe ti Vjosa ne 1997?
        Une ciniku dhe kali i karroces atehere isha ne Shqiperi, pashe arme luftarake ne duar femijesh,pashe te pafajshem te vriten ne mes te rruges si te ishin zogj, pashe si per karriken e Berishes u dogj e gjithe Shqiperia dhe u mbushen varrezat me te rinj.
        Atehere ky Meroja shpifte dhe villte vrere tek Zeri Amerikes nuk qe i genjyer,ne Shqiperi jetonte, ate qe shihnin te tjeret i shihte dhe ai.
        E mbronte me vetedije Berishen.
        Ne rregull Vjosa?Se po jam une kale karroce ti je kokrra e KURVES

        • Merre pak me embel o @erion….
          Je shume i nxituar dhe per mua di te lexosh fjalet por nuk merr vesh kuptimin e tyre….
          Era e re e Demokracise nisi realisht ne 90-ten dve jo ne 97-ten!…
          97-ten nuk e ke pare dhe ndjekur vetem ti….Ai ishte nje shperthim popullor por jo vetem, ish nje dalje totale jasht kontrollit, sepse njerzit rroken armet, te medhenj e te vegjel dhe Merua ish i detyruar ta paraqiste ashtu sic e shikonte.Ne se mbante anen e Berishes, ai akoma nuk kish krijuar bindjen se kush ish realisht Bisha…Kur u bind per kete, e demaskoi shume me teper se ty dhe se une…Me thuaj nje shqiptar te dyte qe e ka demaskuar Berishen si Mero?!
          Po ky ndryshim nuk mund te vije sa hap e mbyll syte!…
          Vetem kallepses si ty, qe i mendojne gjerat vetem bardh e zi, qe shohin vetem anet e zeza dhe jo evolimin, transformimin, talentin per te zbuluar te Verteten, mund te mendojne vetem Ziiiiii…o Njeri i zi!
          Sa per “trimerine” qe tregon para kompjutrit, duke fyer te tjeret, kjo tregon se je nje burracak kokebosh.Sa per ate se kush eshte Kali dhe kush eshte Kurva, ke gabuar pak se ….per pak me lart e per pak me poshte i thone Tezes Daje ….
          Jam Dajë or te keqen Daja…Epiteti Kal i Karroces eshte thjesht nje epitet per te karakterizuar menyren tende te vleresimit te ngjarjeve.Dhe kaq.Nuk kam dashur te ofendoje…

  • Bobo o Mero, my brother,… na shpife flamen me keto poezira me varreza, te vdekur qe braktisin qivurin per ideal te Partise e me the te thashe!

    Sos kemi gjetur belane se si te mbyllim kuindicinen pa borxhe te bakalli i lagjes, po edhe ti je eksiq tani! Sado qe perdite falemi ne kishe bashke me zonjen e japim ndonje lopke per sevap ,(megjithse jemi vete per sevap e per hukubet te Zotit) prapeseprape squfur e baker po na vete!

    Ja nje poezi adapt per konditat tona qe e kam shpikur nergut per kete pune:

    Nje zog rrinte ne lendine,
    I vjen fshehtazi nje lope,
    E ze per kembke dhe i thote:
    Zog i vockel mirse rri!

    Mbec me shendet Mero i dashur!

  • E gjate si vjershe, por gjithsesi komplimente. Me nje fjale, te ndjerin Olldashi ashtu sic ishte dhe sic nuk ishte e “shpikem” ne. Une si popull nuk kam pasur rastin ta njoh, por gazetat e pershkruanin si qejfli te gjerave te shtrenjta qe me pak fantazi ia asociojme korrupsionit, bakshisheve, tenderave e gjer tek gjobat mes keqberesve te trafikut te paligjshem. Iu hakerrye demonstruesve te 21 janarit-ia vume fajin pijes,prape pas 2 vjetesh u shpreh se do ta kish cuar gjakun deri ne gju – prape ia vume fajin pijes; po mire o Mero miku, ka pasur raste kur i ndjeri fliste ndonjehere esell?

  • Me more o mero sdo kish,mire ja ke qendise. Tani dolen keta qe ju hape barku per Olldashin,pale pale po na i bejne dhe hero kombetare,tani ju duhet qe i hodhi te koshi qeni i madhe. Fiks e ke bere,se e ben po te qe Koli do qe bere nami,asnjegje ne rresht me shoket dhe shoqet do qe dhe ai.Gjyna per nenen dhe femijet pa keta koleget e PD aty e kishin dhe i futen gishtin. Ashu fuksionon politika i shtrylle dhe te koshi i plerave,atje po shkoin Mesila Palma,Patoz Arapashi dhe kompania bella.

  • Mero dikur mik e stermik me Berishen deklaronte se Ed Rama Gregoryn e ka vella me baba te perbashket Kristaqin. Sot Mero behet super mik ( pas vdekjes ) me Olldashin. Neser Mero do sajoje miqesi te stisura sipas interesit dhe do mallkoje armiq sipas oreksit. Jepi Mero kok mullaqja, se ty kurre nuk te nxihet faqja!

  • ok, ok ….por titulli i poezise nuk me pelqen Mero.

    poezia per mendimin tim duhej titulluar: Ushtarit besnik vicidolas.

  • Ne France kane nje aforizem : “Kush fillon te shkruaj poezi ne moshe te pjekur , ka besuar se ka rrjedhur ” . Francezet nuk mohojne rrolin e poezise , sepse dihet se me passion recitojne ata dhe ne c’stad e kane poezine . Ata ironizojne poetet e vonuar , si puna e Meros . Ai qe eshte poet fillon poezine nga rinia dhe nuk ndalon , por e ben vargun me te thuket . Ndjenjat e nje te moshuari nuk mund te kene afersi me nje adoleshent , qe cicerrin dhe ne moshen e Meros bubullin , qe tunden malet . Me vjershat e vonuara te Meros , eshte e sigurte , qe malet nuk tunden . I. Foto

  • Po mire,
    C’fare te beje Merua i shkrete, aq di, aq ben.
    Te gjithe nuk do lindin poete, ka edhe nga ata qe
    behen me pune.
    Mero mavria, talent ke,keshtu vazhdo, ec perpara me
    poezine.

  • Edhe nje here po tregon kameleonizmin tend o Meroooo . Je bere shume i shplare a derzi , tani e meriton emrin Merushe .

  • Cfar vendi jemi rendesi i japim vetem atyre qe nuk kan ment Kurrse ata qe kane i fundosin kaq poshte qe te mos bejne dicka te mir per kete vend Nderkoh bota trurin e cmon dhe e vlereson keshtu sic u katandisem ne e gjith ajka e vendit po largohet duke shkuar ne vendet qe din si trajtohen mendiet e mencura duke lene thenjet te Konices SHqiperi te kam dh…r nuk ju morra vesh asnjeher

  • se kuptoj pse meziteni me meron. ca doni ju me thon mero per olldashin?! mero ka si gjith te tjeret ne pede-n e sales, nje ushtar i bindur qe bonte cdo gje qe donte sala, sala i shperblente. pastaj kur sala nuk u jepte aq sa donte mero ose ate qe donte olldashi (olldashi donte pede-n) keta dilshin kunder sales. ehu avaz i vjeter ne ate parti…tani bojn poezi per njoni tjetrin se skan ca me bo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *