Për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi përplasja e një autoboti me një kamion.
Burime nga Policia e Kukësit bëjnë të ditur se një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e drejtuesit të automjetit ka ndodhur sot në mbrëmje në Rrugën e Kombit, në fshatin Gziq.
Nga përplasja, autoboti me naftë ka marrë flakë, ndërsa është plagosur lehtë drejtuesi i tij.
Si pasojë e aksidentit, është bllokuar një korsi e rrugës Kukës-Rrëshen, ndërsa policia po punon për hapjen e rrugës me qëllim qarkullimin e lirë të automjeteve. /E.K
