Piloti i Renault, Kevin Magnussen fatmirësisht i ka shpëtuar pa u lënduar flakëve të cilët përfshinë makinën e tij gjatë trajnimit në pistën e Malajzisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme kur Magnussen doli me shpejtësi nga makina e cila për disa sekonda u përfshi nga flakët.
Menjëherë pilotit danez i erdhën në ndihmë komisarët e garës si dhe ekipi i shpëtimit të cilët kanë ndihmuar për të fikur zjarrin.
Dyshohet se arsyeja e përfshirjes së zjarrit ishte derdhja e naftës në motor.
https://www.youtube.com/watch?v=o0wBBHdxG3E
