Merr flakë pallati dy katësh në Shkodër, digjen 6 apartamente

Leda Hysa

Një zjarr ka përfshirë një pallat në lagjen “Guerile” në Shkodër. Zjarri në këtë pallat ka rënë rreth orës 15:40, ku janë djegur 6 hyrje apartamenti.

Fatmirësisht nga ky zjarr i fuqishëm ka patur vetëm dëme materiale pasi banorët kanë mundu të dalin në kohë pa u përhapur flakët.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Ndërsa grupi hetimor  vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *