Vijojnë punimet me rritme të shpejta, për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”. Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet e fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.
Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike e stadiumit.
Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.
Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares.
o.j/dita

Zoti kryeminister,rrofsh qe e shtove stadiumin te kjo kulla.
Sa here qe fillojne kritikat ndaj Dukes ne media, FSHF publikon video te stadiumit ne ndertim. Stadium qe sipas premtimit te FSHF kur filluan punimet duhet te mbaroje ne vjeshte te 2018. Vjeshta ka edhe nje muaj.Te shohim e te degjojme justifikimin e rradhes.