Merr formë koalicioni kundër ISIS-it

Ornela

Gjermania dërgon Tornadot në Siri, kreu i Elizesë fluturon drejt Moskës dhe David Cameron i kërkon parlamentit që të miratojë fillimin e sulmeve ajrore në Siri  

Duket se Gjermania e ka marrë seriozisht kërkesën e Francës për ndihmë dhe ka vendosur që t’i bashkohet bombardimeve kundër ISIS-it. Berlini do të dërgojë avionët luftarakë Tornado në luftën kundër Kalifatit në Siri, e nxitur pas atentateve të Parisit. Vendimi është marrë nga Angela Merkel dhe ministrat kompetentë gjatë një takimi në Berlin. “Nuk do të forcojmë vetëm misionin stërvitor në veri të Irakut, por do të ndërhyjmë me Tornadot tanë në Siri për luftën kundër ISIS”, tha Henning Otte deputet i CDU-së dhe anëtar i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag.

Në kuadër të ndihmës ndaj Francës, Gjermania njoftoi të mërkurën se do të dërgojë 600 ushtarë në Mali për të lehtësuar një pjesë të peshës së francezëve në operacionet për stabilizimin e vendit dhe do të shtohet me 150 numri i trajnerëve që do të punojnë me luftëtarët kurdë peshmerga në Irak.

Ky vendim i Gjermanisë vjen në një ditë kur Cameron i ka kërkuar Parlamentit britanik të miratojë vendimin për të filluar bombardimet në Siri sa më parë të jetë e mundur. Kryeministri konservator pretendon të fitojë mbështetjen e Parlamentit dhe të fillojë sulmet para Krishtlindjeve. Cameron beson se sulmet e tmerrshme në Paris dhe vota unanime e Këshillit të Sigurimit në OKB të premten e shkuar, janë shtysa që parlamenti i tij të mos hezitojë. “Sa më shumë të lejojmë që ISIS të rritet në Siri, më i madh do të jetë kërcënimi që ai përbën”, tha kryeministri. “Duhet të godasim këta terroristë tani, bëhet fjalë për një interes kombëtar”, tha Cameron.

Po ashtu Renzi është takuar me Hollande në Paris dhe ka theksuar nevojën për një koalicioni gjithnjë e më të gjerë që çon në shkatërrimin e ISIS”. Megjithatë kryeministri italian nuk foli në asnjë moment për një ndërhyrje në Siri, apo në Irak.

Në kërkim të koalicionit, Hollande ka mbërritur në mesditë në Moskë. François Hollande dhe lideri rus, Vladimir Putin u takuan për të gjetur një rrugë bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit. Presidenti francez mbërrin në Moskë në një moment mjaft të nderë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Atentatet në Paris nga Shteti Islamik, rreth dy javë më parë dhe rrëzimi i avionit rus nga ana e Turqisë jo vetëm që ndikojnë në lidhjet miqësore mes këtyre vendeve por provokojnë edhe një valë të re mosmarrëveshjes mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

Në këto kushte François Hollande përpiqet të fitojë mbështetje për të krijuar një koalicion të kundër terrorizmit me pjesëmarrjen e Rusisë pas atentateve të në Paris. Aktualisht Franca merr pjesë në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA dhe sipas disa ekspertëve objektivi kryesor i Hollande është afrimi i pozicioneve të SHBA-së dhe Rusisë përsa i përket luftës kundër terrorizmit në Siri. Disa ekspertë theksojnë se probabiliteti i krijimit të këtij koalicioni është shumë i ulët, por ama nuk do të ndikonte në bashkëpunimin e mundshëm mes dy vendeve.

Me sa duket tragjedia e Moskës dhe Parisit kanë provokuar ndryshime në marrëdhëniet bilaterale. Parisi nuk kërkon më dorëheqjen e  Bashar Al Assadit dhe tensioni në mediat e komunikimit francez ka rënë. Por ajo që preku francezët ishte gjesti i pilotëve të Forcave Ajrore Ruse, kur ushtarakët lëshuan nga baza ajrore e Jmeimim bomba me një mesazh drejtuar anëtarëve të Shtetit Islamik: “Për tanët dhe për Parisin”. /DITA

Share This Article
4 Comments
  • Ju,dota merni ne qaf kontinentin afrikan dhe ate evropjan,kjo eshte kataklizma e putinit dhe e masonve bashke.Mjer popujt e kti planeti qe kan per fate ti sundoi nji grup prej 30,masonve pa njenja dhe pa perjetim te dashuris,por vetem rrin pa gjum dhe po bejn,plane sesi ti ndezin luftrat neper bote,sesi te futin luftrat kombi kunder nji kombi tjeter,si rasti tani mes rusis dhe turqis,se kjo e ISIS-t,dihet se dhe kjo eshte pjell e masonve,me emrin izraelitoamerikan,dhe izraelitogjerman,izraelitoanglez.
    Kjo,eshte nji organizat masone,qe perbehet nga njerez pa njenja,dhe pa dashuri shpirterore dhe dashuri njerzore,tek ata njerez qe e perbejn kete organizat masone,jan njerez te zgjedhur dhe ata jetoin vetem per te organizuar vrasje dhe,luftra ne tan boten,per nji arsye te vetmen.
    Qe,bota te miret me sirin,irakin,pakistanin,libanin,egjiptin,rusin,turqin,iranin,dhe te mos meren me palestinen dhe palestinezet,se per palestinen dhe palestinezet merren judet,jahudit,dhe cionistet e krejt botes jahudite,pra kjo eshte arsye dhe kta jan ata 300,organizatoret impotent qe nuk kan sex,dhe dashuri jan te kastruar nga dashuria dhe ata nuk din cfar eshte jate,dhe lulzimi i jetes dhe i fmis,apo dashuria dhe lezeti i marjes se fmis ne krahror dhe ne perqafim,pra kta jan ata heretik dhe njerez te pa fee e etedhe,kta jan qe nuk kan zote dhe allah,apo got,kta kan krejt pasurin e rotshildve,rokfilevre dhe fordve,dhe te gjith pasurin e amerikes dhe te jahudive te gjith botes,kjo eshte organizata MASONE,ma e kriminalizumja ne bote ngase ne xhdo krim jan krimet e saj ne xhdo vrasje eshte vrasja dhe veprimet e MASONVE,prandaj dhe lufta e 3 shum ma heret ka fillue sase qe thuhet tani,jo kjo lufta e tret ka fillue qysh kur izraeli u be shtet ne trojet e palestines me ndihmen e anglis ne vitin 1946-1947.

  • Djali shkatrraq Turk ka ngaterrue boten ne rrezik lufte te pergjitheshme.
    Franca denuar me viktima,humbje njerezsh te pafajshem nga kriminelet te ISIS asht aktori kryesor.I tako Shen Elizes te zbus gjakrat dhe te krijoje dashuri kjofte dhe artificiale ne mes perendimit NATO dhe Ariu Polar Rus per te evitue mos kalohet ne drejtim te stuhis se luftes botenore.
    Muzhiku Rus i vendosur per ti dal zot Frances.
    Keto dy shtete kane miqesi tradicionale ne shekuj,po thuaj ne te gjitha fushat.
    Ne rastin konkret strategjia,qellimi kryesore e ngritur e traktatit te NATO-s del huq,kertolle.Nuk mund ti dalin zot Turkut.Asht jo nji pikepyetje e madhe po ma shume nji pikcuditese e rrezikshme.
    Ndaj marrveshjte ne mardhenjie dy palshe asht zgjidhja me e shkelqyer e labirinthit te fillit te arianes.
    Rolit te “sekserit” i takon Frances.
    Vetem Franca mund te zbus gjakrat ne parandalimn e nji lufte te pergjitheshme.
    Rusi nuk do ta lene rahat me kaq, e ne harres sulltanin Erdogan.Do ti baje kohe mbas kohe “gicilime morrnicash” dhe zor se ndonji ortak i NATO-s mund ti dalin zot fizikisht.Me llafe po.Po dhe keto teper te kujdeseshme.

  • GJermania dergon tornadot ,Anglia .po keshtu miraton sulmin ,edhe shtete te tjera europiane marrin forme sulmi kunder isisit,dhe Asadit perse ?!Perse Europa sot eshte mbrojtsja, por edhe shkelsja e te drejtave te njeriut.Kjo ndodhe jo per 200 veta qe u vrane ne france ,por kapitalizmi I sotem europian ,por edhe botror eshte ne krize ekonomike nje inflacion gjithmon ne rendje.Ne europe ka krize te thelle ekonomike qe ka perfshire gjithe vendet kapitaliste edhe ne SHB.A,Ne gjermani ka renje prodhimi muajt e fundit,ne japoni po keshtu ka krize,ne itali prodhimi industrial ra ,po keshtu prodhimi I pergjithshem ne britani te madhe ka rene duke u shtrenjtuar çmimet ushqimore,sektoret kryesor te industries ne france ka renje,prodhimi I çelikut ka renje,po keshtu ka rritje te inflacionit ne SH.B.A.Ne Belgjike edhe keshtu me radhe ka krize , ndjehet papunsi,varferim dhe pasurim te klasave politike shfrytezuese ,numri I te pa punve ka arritur shifren rekored me te mdhe te viteve te fundit,fondi monetar raporton se ka rritje te çmimeve te artikujve te konsumit ne te gjitha vendet industrial ,ka varferi,ka falementime si rezultat I konkurence te shoqerive kapitaliste.Prandangaj monopolet e mdha europiane dhe amerikane kane drejtuar syte nga shfrytezimi I vendeve ne zhvillim si grabitja e naftes dhe pasurive te venndeve te verfera si Sirija dhe te gjirit Persik kan emonopolet e tyre qe fitojne milarda dollare dhe euro.dhe imperjalizmi kerkon te ja hedhe fajne vendeve prodhuese te naftes .Perveç kesaj provokojne edhe luftra me synimin e tregtise se armve dhe hegjemonise ndaj tyre duke marre milarda dollare ,sipas shtypit SH.B.A-ja zotron 54%te tregetise se armve ne bote,(Rusia 37.5%perqind).Sot ne bote eshte krijuar nje situate nderkombetare mjaft e trubullt kete e rikonfirmon incidenti turqi -rusi,kjo situate mbars rreziqe per lirine e popujve ,nga njera ane superfuqite luftojne se bashku ,nga ana tjeter ndeshen e perleshen per zona influence e tregje te shitjes se armatimit,dhe grabitje se naftes.Lufta behet per PASURI…Z.SHARRI!Por te mos vene ne rrezik jeten e njerzve ne bote per zona influence e dominimi ku perzihen interesa e matrapazelleqe per te nxjerr fitime ne dobi te tyre,duke organizuar kompllote kunder vendeve te varfera.si provokacioni I rusise kunder turqse.~~~

  • Merkel e Holonde kane ISIS-it brenda shteteve te tyre e shkojne dhe e kerkojne ne Siri. ISIS deklaroi per militantet e vet : Mos ejani ne Siri, luftoni aty ku jeni! Me qarte se kaq nuk ka! Po ku eshte ISIS-i? Ne Siri me 30000 ushtare dhe ne Europe me nja 7 fish me shume ne mes te klandestineve qe po permbytin Europen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *