Ditë historike për Greqinë.
Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar.
Ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord në orët e vona të së enjtes për t’i thënë fund planit të asistencës financiare që u vendos në vitin 2010 për të shmangur falimentin ekonomik të vendit.
Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga qeveritë si një hap “historik” pas tetë viteve në të cilin Greqia ka kaluar tre programe shpëtimi dhe ka vuajtur depresionin më të keq të çdo ekonomie evropiane në kohët moderne.
“Është një moment i jashtëzakonshëm,” tha Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë së BE, pas takimit. “Kriza greke përfundon këtu sonte në Luksemburg”.
Marrëveshja nënkupton shlyerjen e 96 miliardë eurove kredi, duke përfshirë interesin, për 10 vjet dhe një vendim paralel për zgjatjen e maturimeve të tyre për të njëjtën kohë. Afatet më të hershme të ripagimit ndryshojnë nga 2023 në 2033..
Prej më shumë se një viti ekonomia greke ka dalë nga stanjacioni dhe ka hyrë në rrugën e rritjes ekonomike që ka arritur së fundi 1.9%.
Kreditorët vendosën ti japin Greqisë edhe një tjetër këst prej 15 miliardë Eurosh dhe shtim me 10 vjet të periudhës së shlyerjes së kredive ndërkombëtare.
Ndihma financiare që Greqia ka marrë në këto 8 vite arrin në 275 miliardë Euro.
l.h/ dita
