Arrihet një marrëveshje armëpushimi afatgjatë mes Izraelit dhe Palestinës. Konfirmimi vjen nga funksionarë të lartë të qeverisë egjiptiane dhe presidentit të Autoritet palestinez Mahmud Abbas.
Funksionarë izraelitë dhe palestinezë konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi gjatë bisedimeve të realizuara në Kajro. Njoftimi u festua me të shtëna në ajër në rrugët e Gazas. Kjo marrëveshje përfshin hapjen e kufijve të Gazas me Izraelin për të lejuar hyrjen e materialeve të rikonstruktimit dhe ndihmëse. Më herët zëdhënësi i Hamasit në Kajro, Moussa Abu Marzouk njoftoi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se ka arritur një marrëveshje armëpushimi me Izraelin. “Negociatat kanë përfunduar dhe kemi arritur një marrëveshje”, shkroi ai në Twitter. Edhe burime të kabinetit të Presidentit palestinez konfirmuan një marrëveshje të avancuar nga Hamas për dhënien fund të armiqësisë së zgjatur dhe që ka si synim heqjen e bllokadës në rripin e Gazës, të vënë nga Izraeli në vitin 2007, pasi islamistët morën pushtetin. Pala palestineze deklaroi se Izraeli ka rënë dakord që të lehtësojë bllokadën ndaj Gazas duke lejuar ndihmat dhe materialet për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga bombardimet. Pak orë më pas zyrtarët e Qeverisë egjiptiane njoftuan se armëpushimi mes palestinezëve është definitiv dhe hyri në fuqi ditën e djeshme rreth orës 16:00 sipas orës lokale. Përfaqësuesit e Hamasit thanë se “pushtimi izraelit ishte një dështim” dhe se ndërprerja e armiqësive “nuk është një meritë e (kryeministrit të Izraelit) Netanyahu”, por “paraqet rezistencën e popullit tonë dhe fitoren e rezistencës”. Kjo marrëveshje i jep fund 50 ditëve luftimeve, 4 marrëveshje të pasuksesshme dhe negociatave intensive në Kajro, që më në fund duket se kanë dhënë fryte. Gjatë operacionit izraelit deri më tani janë vrarë më shumë se 2 mijë njerëz, gati 10 mijë janë plagosur dhe 290 mijë kërkojnë strehim, sipas të dhënave të fundit të OKB-së.Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë kërkuar këto ditë që t’i japin fund një rrethimi që sipas OKB-së e bën të pabanueshme Gazën deri në vitin 2020. Arritja e marrëveshjes mbërriti në kohën kur dy palët vazhdonin shkëmbimin e zjarrit. Të martën në mëngjes avionët izraelitë bombarduan dy godina shumëkatëshe të cilat ishin boshatisur më parë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite. Hamasi akuzoi Izraelin për akte të papreçedenta hakmarrjeje ndaj civilëve, ndërsa Izraeli tha se sulmet janë pasoja të veprimeve të Hamasit dhe sulmeve me raketa të tij në zonat civile në Izrael.
O.Jaupi

E sigurt hamas do ngacmoj i pari,pastaj do fillojn jo sionista jo cifut etj pordhe me rigon.
Trebeshina, po flet me gjuhen e mediave, uroj te jesh aty dhe ta shikosh si rjedhin ngjarjet ok.
thone qe dolfi nuk ishte budalla per aksionin qe ndermori ne luften e dyte b… dicka dinte ai per kete rrace te felliqur .
Siduket skane mbetur me ndonje ndertese per tu prishur, prandaj po bejne paqe. Nejse, presidenti me ngjyre i amerikes do te mbahte mende si presidenti me atinjerzor ndaj vendeve myslymane. Prandaj edhe Netanjahu tall bythen me te. Ne realitet eshte presidenti me pa prestigj dhe pa autoruitet sepse gabimet e tij jane te dukshme dhe ne deme te njerzimit.
Shkak i fundit per kete ndeshkim qe i beri Izraeli ishte rrembimi,dhunimi dhe masakrimi qe u bene tre femijeve izraelit nga forcat e errta te hamasit…..cte beje nje shtet…te fle gjume?????Ata kane qytetarin te parin me vepra jo si ketu me llafe….ok leon?