Merr leje nga burgu dhe…plagos oficerin e policisë në një pritë

Bledar Lumani

Skandalet në këtë vend duket se nuk kanë fund.

Një të burgosuri me 8 vjet burg, i është dhënë leje nga burgu i Fushë Krujës.

Por, pas lejes ai nuk u kthye më.

Dhe, ishtë bërë makthi i zonës së Shkodrës, pasi kryente grabitje me armë në kufi me Malin e Zi.

Bëhet fjalë për Kristian Lumaj.

Edhe dje në mbrëmje ai ka tentuar të kryejë një grabitje, por këtë radhë është lokalizuar nga policia.

Në përplasjen me policinë, ai ka plagosur oficerin Kastriot Prençi.

Më pas është larguar në drejtim të Malit të Zi, ku mendohet se edhe fshihet që prej arratisjes nga burg.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Kristian Lumaj, i dënuar me 8 vjet burg dhe i larguar nga burgu u Fushë Krujës ku vuante dënimin në muajin qershor.

Ishte larguar me leje dhe nuk ishte kthyer më. Policia kishte siguruar informacione se në zonën ne kufi me Malin e Zi, Kristian Lumaj organizonte grabitje gjate natës dhe më pas largohej sërish në Mal te Zi.

Policia është vënë në ndjekje te personave, qe mendohet se kanë qenë dy, por ata kanë mundur të kalojnë kufirin dhe të futen në territorin e Malit të Zi”, bën me dije Ministria e Brendshme./b.l

Share This Article
3 Comments
  • Nuk jane shqiptaret ormat dhe standardet demikratike … s’mund te mendosh qe nje I denuar te marre leje dhe te sillet normal si ne tere boten demokratike. Ata duhen lene aty Brenda bile dhe pa u dhene mundesine te lahen

  • O shoku bandit! Ti ke plotesisht te drejte! Ky banditi po te ishte burre i mire nuk kishte hyre ne burg.Zanati i tij eshte krimi. Me thuaj cili i etur nuk do uje para nje burimi.Hiqe ore vella kete nen te ligjit e mos i qit vehtes kasavet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *