Një shofer në Berat i ka shpëtuar për mrekulli sulmit të papritur të dy pasagjerëve të tij. 54-vjeçari Refit Shalsi është goditur tri herë me thikë, nga një çift bashkëshortësh ende të paidentifikuar nga policia. 54-vjeçari nga fshati Bradashesh i Elbasanit, është plagosur me thikë ndërsa udhëtonte me një autobot karburanti për në Berat.
Shalsi ishte i punësuar pranë një firme private dhe kryente rrugën Vlorë – Urë- Vajgurore dhe në fshatin Levan të Fierit, ka marrë në automjetin e tij një çift bashkëshortësh që donin të shkonin në Berat. Në afërsi të fshatit Polizhan të komunës Poshnje, për shkak të rrugës gruaja është ndjerë keq dhe ka zbritur nga makina. Për t’i ardhur në ndihmë, 54-vjeçari i ka hedhur ujë gruas dhe ka nisur t’i bëjë masazh në pjesën e qafës. Gjesti ka acaruar së tepërmi bashkëshortin e saj, i cili ka filluar të debatojë me shoferin dhe më pas e ka qëlluar me thikë në krah dhe shpatull. Më pas dy bashkëshortët janë larguar në brendësi të fshatit, ndërsa banorët kanë lajmëruar policinë, e cila ka shpallur në kërkim autorët.
Çifti i bashkëshortëve ishin pasagjerë të rastësishëm në makinën e Shalsit. Ai i kishte marrë në makinë në fshatin Levan të Fierit, pasi ata i kishin kërkuar t’i çonte deri në Berat.

Po ky. cpati qe do i bente masazh ,….ajo kishte burin prane ……kjo vapa po i terbon fare burrat …Zoti ti rruaj
Burri nuk dinte te bente msazh, ndersa shoferi perfitoi nga padituria e burit
Veprimi I ketij shoferi eshte me idioti qe mund te kem degjuar e pare ndonjehre.