Nuk është kurrë vonë të ndjekësh ëndrrat e tua, dhe kjo qytetare kineze e ka vërtetuar këtë.
Liu Chengxin, 101 vjeç, e cila ka dashur gjithjmonë të udhëtojë përtej deteve, tanimë mund të realizojë agjendën globale, pasi autoritet kineze i dhuruan pasaportën e saj të parë.
“Bota është e madhe, dhe unë duhet të shkoj e ta shoh”, tha stërgjyshja sipas People’s Daily.
Liu Chengxin, lindur në mars të 1915, aplikoi për pasaportë në 20 gusht nëpërmjet autoriteteve të qytetit Wuxi. Të premten e kaluar, një zyrtar i zyrës së sigurisë publike i dërgoi dokumentin 101 vjeçares në shtëpi.


