Merr peng të riun kërcënon babanë: Më jep 30 mijë euro ose do të vrasë djalin

redaktor

“Më jep 30 mijë euro ose do të vrasë djalin”, është kërkesa që një laçian i ka bërë shtetasit S.H., nga Gjirokastra. Policia ka nisur procedimin penal ndaj pengmarrësit dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi A.Gj., 36 vjeç banues në Laç, ka mbajtur peng për disa orë të riun 25-vjeçar, shtetasin A.H raporton TCH.

Ai e ka futur në një ambient të izoluar, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Milot, pran ënjë pike karburanit dhe i ka bërë presion të vazhdueshëm. Gjithashut laçiani nëpërmjet telefonit i ka kërkuar para babait të pengut të tij, duke i thënë se nëse nuk ia dorëzon, atëherë nuk do e shihte më djalin e tij.

36-vjeçari e ka paralajmëruar që të mos njoftojë policinë, pasi situata do të rëndohet edhe më shumë. Pas disa orës gjirokastriti është lënë i lirë. Ndaj autorit të ngjarjes rëndon akuza e heqjes së lirisë së personit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *