Merret në pyetje Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardian Çipa për pajisjen e përgjimit

Dita

Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare. Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi.

Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia. Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako të japë shpjegime në prokurori.

Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforces italiane. Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.

Share This Article
1 Comment
  • e cuditeshme qytetari dixhital pse nuk merret te deshmoj ne prekurori nga i merr informacionet sekrete prekuroria duhet ti bej nje kontroll edhe qytetarit dixhital dhe mos gjen aparatura pergjimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *