Lirohet pengu i Tiranës, arrestohen 3 pengmarrësit

Dita

UPDATE – Pas dy orësh policia ka bërë të mundur arrestimine tre pengmarrësve të Ylber Kerës, 39-vjeçari që u morr peng në mesditë në sy të djalit të tij 8-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se të tre personat udhëtonin me mjetin tip Benz në momentin që futën me forcë në makinë Kerën.

Sipas deklarimeve të 8-vjeçarit, Ylber Kera ka qënë duke ecur me fëmijën e tij dhe është konfliktuar me disa persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”.

I ati pasi ka debatuar është marrë me dhunë në makinë nga këta shtetas dhe janë larguar.

Njofitimi i policisë ora 12:00

“Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar. 

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave.

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *